Nga Hamideh Taati
Drejtori i përgjithshëm i zyrës mjeko-ligjore të provincës Fars në Iranin jugor thotë se vitin e fundit, 378 njerëz kanë vdekur duke kryer vetëvrasje. Ai tha se statistikat e vetëvrasjeve janë rritur me 8% në këtë provincë në 2018-ën krahasuar me vitin e shkuar.
Ai theksoi gjithashtu një rënie në moshën e viktimave të vetëvrasjes në këtë provincë, dhe shpalli se, nga rreth 63 raste vetëvrasjesh të kryera gjatë dy muajve të parë të vitit, më e reja ishte një nxënëse adoleshente.
Agjensia shtetërore e lajmeve Mehr më 22 qershor citoi Saeed Gholamzadeh, drejtorin e përgjithshëm të zyrës mjeko-ligjore në Fars, duke thënë: “378 njerëz kanë vdekur nga vetëvrasja gjatë vitit të fundit, gjë që, krahasuar me vitin e mëparshëm, përbën një rritje prej 8%.” Ai shtoi, “Kemi parë 63 raste vetëvrasjesh gjatë dy muajve të parë të vitit.”
Gholamzadeh tha, “Nga 378 njerëz që kanë vdekur, 286 kanë qenë burra dhe pjesa tjetër gra.”
Ai theksoi se ka patur një rënie në moshën e vetëvrasjes dhe më e reja ka qenë një vajzë adoleshente.
Irani nën sundimin e mullahëve është një nga vendet më të këqija për sa i përket vetëvrasjes. Gratë dhe vajzat janë veçanërisht të prirura ndaj kësaj gjëje për shkak të presionit ekstrem që regjimi ushtron mbi to dhe të drejtave tepër të kufizuara që ato gëzojnë. Vajzat adoleshente shpesh kryejnë vetëvrasje për t’i shpëtuar martesës së detyruar. Irani mban rekordin më të lartë të vetëvrasjeve të grave në Lindjen e Mesme.