Friday, July 26, 2024

Maryam Rajavi: Kemi Nevojë për një Politikë të Rreptë ndaj Iranit

Maryam Rajavi We Need a Firm Policy on IranNë korrik, Presidentja e Opozitës Iraniane Maryam Rajavi pati dhënë një intervistë për Washington Times lidhur me punën e saj me Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), por mendojmë se është e rëndësishme ta rishikojmë atë tani. Në këtë pjesë të parë, do t’i hedhim një sy mesazheve që ajo pati për komunitetin ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara lidhur me mbështetjen për Rezistencën.

Maryam Rajavi vuri në dukje se populli i Iranit është gati për ndryshim regjimi, duke përmendur kryengritjet binjake të nëntorit 2019 dhe janarit 2020, ku njerëzit përdorën sllogane të cilat refuzonin si regjimin, ashtu edhe Shahun, i cili u rrëzua nga pushteti në 1979-ën. (Një nga gënjeshtrat e zakonshme të mullahëve është se disidentët mbështesin Shahun e urryer, gjë që mullahët e përdorin në përpjekjen për ta diskredituar Maryam Rajavi-n dhe opozitën.)

Ajo tha se populli dëshiron një republikë demokratike të bazuar në të drejtën universale të votës, gjë që u bë e qartë nga bojkoti mbarëkombëtar i zgjedhjeve parlamentare në shkurt para se regjimi ta pranonte se koronavirusi kishte pllakosur vendin. (Tashmë ky virus ka vrarë mbi 150,000 njerëz.)

“Me pak fjalë, regjimi është në një pozitë shumë më të dobët e shumë të brishtë krahasuar me vitin e shkuar; është shumë më i ekspozuar, dhe shoqëria duket qartë që ndodhet në prag të një shpërthimi të vërtetë. Kështu që regjimi është më afër përmbysjes se kurrë më parë,” tha Maryam Rajavi.

Ajo tha se tubimi i korrikut kishte tre mesazhe kryesore:

  • Pavarësisht përpjekjeve të regjimit për ta shkatërruar rezistencën, ajo është me e fortë se kurrë
  • Rezistenca i qëndron përkrah popullit iranian në betejën e tij për ta përmbysur regjimin
  • Ekziston një alternativë e vlefshme ndaj regjimit, e cila beson tek demokracia, barazia gjinore, dhe ndarja e fesë nga shteti

“Komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë dhe ta pranojë të drejtën e popullit iranian për rezistencë kundër këtij regjimi mesjetar dhe për ta çrrënjosur atë një herë e mirë,” shtoi Presidentja e Opozitës Iraniane.

Më tej, ajo bëri thirrje për një “politikë të rreptë e të vendosur” kundër regjimit, politikë e cila t’ia mohojë atij aksesin në burime dhe mundësi që ai do t’i përdorte për terrorizëm e represion të brendshëm, duke thënë se regjimi nuk duhet të lejohet që t’i bjerë në dorë “as edhe një plumb i vetëm.”