Mini  Raport i të premtes mbi Iranin – 27 prill 2018

1193

Botuar më 27 prill 2018.

  • Mijëra vetë demonstrojnë në Iranin jugperëndimor

27 prill 2018 – Mijëra njerëz dhe banorë të qytetit të Kazeroonit, në provincën Fars, Irani jugperëndimor, u mblodhën të premten më 27 prill në sheshin kryesor të qytetit në një demonstratë kundër politikave të regjimit iranian.

Pasi arritën në xhaminë kryesore në qytet, protestuesit filluan të shprehnin kundërshtimin e tyre duke kënduar slogane anti-regjim.

Prezenca e grave në demonstrata dhe marshime sot ishte mjaft e madhe.

  • Komandanti i IRGC kërcënon Perëndimin me rinisjen e programit bërthamor

Duke folur në një sesion ku merrnin pjesë një grup i autoriteteve gjyqësore, gjenerali i brigadës së IRGC Hossein Salami tha më 26 prill se “zyrtarët qeveritarë duhet të jenë më autoritarë” në komentet e tyre mbi Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës  të  Veprimit  (JCPOA) dhe “ta harrojnë idenë se pavarësisht vendimit të Uashingtonit mbi JCPOA, Irani do të mbetet besnik ndaj tij, “sipas një raporti në Agjencinë shtetërore të lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).

  • Vazhdon për ditën e 13-të greva e pronarëve të dyqaneve në Kurdistanin iranian

Iran, 27 prill 2018 – Greva e pronarëve të dyqaneve në qytetin e Banehit, Irani perëndimor, hyri në ditën e 13-të. Greva u thirr për të protestuar kundër mbylljes së kufijve dhe rritjes së tarifave nga regjimi, gjë që kanë sjellë varfëri të madhe dhe uri mes popullatës.

  • Banorët e Gorganit protestojnë kundër shkatërrimit të njërit prej vendeve të tyre të shenjta

Një grup banorësh të Gorganit, Irani verior, u mblodh në një vend të shenjtë të quajtur “Emamzadeh Abdallah”, për të protestuar kundër vandalizimit të varreve në këtë vend. Regjimi iranian filloi ta shkatërronte këtë varrezë me pretekstin e nivelimit të tokës, pa i njoftuar më parë banorët.

Dhe në një tjetër lajm, një grup investitorësh të plaçkitur nga institucioni financiar i Kaspikut në Kerman, Irani juglindor, u mblodh në shenjë proteste.

Në qytetin e Ahvazit, Irani jugperëndimor, investitorët e grabitur  nga  Arman Vahdat Investments u mblodhën në shenjë proteste.