Iran: Protestë e mijëra pensionistëve dhe shoferëve të autobusëve të Tehranit

1050

E martë, 28 shkurt 2017

Këtë mëngjes, 28 shkurt, mijëra pensionistë demonstruan përpara parlamentit të regjimit për të protestuar për gjendjen e tmerrshme të jetës së tyre. Mësues, infermierë dhe punonjës të tjerë të dalë nëpension, të cilët, përveçse nga Teherani dhe provinca Alborz kishin ardhur edhe nga krahinat e Khuzestanit, Khorasanit, Khorasanit të Veriut, Gilanit, Mazandaranit, Isfahanit dhe Markazit thërrisnin:

“Punëtorë, mësues, aleancë, aleancë”  “Ngrihu për të zhdukur diskriminimin”, “Nuk do të ndalim deri sa të kemi të drejtat tona”, “Dinjiteti, jetesa është e drejta jonë e patjetërsueshme”, “një përvetësim më pak, problemi ynë zgjidhet”, “Kur vjen radha jonë, arkat janë bosh” . Demonstruesit mbanin parulla ku lexohej: “Punëtorë, mësues, studentë, infermierë, Aleancë, Aleancë”, ” Linja e varfërisë katër milion (tomans) rroga jonë 1 milion”, “shpërblimi ynë duhet paguar, vonesa e tij është e padrejtë”, “Kërkojmë barazimin me profesionet e tjera”, “shpenzimet bazohen në dollar, pagat tona bazohen në rial”.