Shtohen ekzekutimet dhe masat e ashpra kundër rinisë iraniane

575

E martë, 28 shkurt 2017

Ekzekutimet dhe masat e ashpra kundër rinisë së Iranit janë gjithnjë në rritje. Shumë të burgosur mes 20 dhe 30 vjeç janë ekzekutuar apo vrarë gjatë muajve të fundit, ndërsa qindra janë arrestuar ose keqtrajtuar. Shkruante Donya Jam në ‘News Blaze’ më 26 shkurt 2017.

Dhjetra të burgosur janë varur gjatë dy javëve të para të shkurtit, duke përfshirë një ekzekutim në masë të 12 të burgosurve në Burgun e Gohardasht-it në perëndim të Teheranit  më 15 shkurt.  13 të burgosur, përfshirë edhe të burgosurit e moshës 29 dhe 30 vjeç, janë ekzekutuar mes 11  dhe 13 shkurtit në burgjet e Qom, Zabol, Jiroft dhe Mashhad-it.