Burgu i Teheranit të Madh (Fashafooyeh)
Abdul Rauf Pahang, një 30-vjeçar i burgosur në Burgun Saravan, i cili ishte i infektuar me TB, vdiq në prag të Novruzit (Vitit të Ri iranian) të martën në mëngjes, më 14 mars, sepse torturuesit i mohuan atij trajtimin mjekësor. Shokët e qelisë të Abdul Rauf-it i kishin paralajmëruar në mënyrë të përsëritur rojet e burgut për gjendjen e të burgosurit dhe kishin kërkuan transferimin e tij në spital, por nuk morën përgjigje. Kohët e fundit, tuberkulozi është përhapur në Burgun Saravan dhe disa të burgosur të tjerë janë infektuar me sëmundjen.
Tre ditë më parë, në natën e 11 marsit, Mohsen Ali Madadi, 50 vjeç, i burgosur në burgun e Teheranit të Madh (Fashafouyeh), pësoi një atak në zemër, por rojet e burgut refuzuan ta dërgonin në spital për trajtim mjekësor gjë që çoi në vdekjen e tij. Para tij, Hossein Aflatouni, një 43-vjeçar i burgosur, mbeti i verbër nga diabeti për shkak të mungesës së trajtimit dhe vdiq pak kohë më pas.
Mohimi i trajtimit është një metodë e njohur dhe e zakonshme e ushtrimit të presionit ndaj të burgosurve në Iran.