
Në pjesë të ndryshme të Teheranit, duke përfshirë Shahinin Jugor, Teheran Parsin dhe Punak, thirrjet “Vdekje Khamenei” dhe “Vdekje diktatorit” jehonin nga ndërtesat.
Të rinjtë në Sanandaj, në solidaritet me demonstratat në Javanrud, organizuan protesta të natës dhe bllokuan rrugën e forcave shtypëse duke djegur goma.
Në Isfahan, të rinjtë mbajtën një peotestë natën duke brohoritur “Vdekje Khamenei” dhe “Vdekje regjimit në tërësi”. Të rinjtë sfidues në Qom i vunë zjarrin një pankarte që përshkruante imazhin e Qassem Soleimani, Komandantit të vdekur të forcës Quds, në përvjetorin e vdekjes së tij. Në Ahvaz, protestuesit varën një pankartë ku shkruhej “Vdekje diktatorit”.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-PARIS)





