
Atyre iu është dashur të transferojnë të dënuaren politike shtatzënë në një spital qytetar në Urmia më 9 maj për t’u shtruar nën mbikëqyrjen e mjekëve. Megjithatë, në të njëjtën ditë, autoritetet e burgut të Urmisë thirrën znj. Khadirzadeh. Ata i thanë asaj se ajo nuk do të dërgohej në një qendër mjekësore jashtë per tu trajtuar.
Ndryshe nga premtimet e tyre, autoritetet e burgut të Urmisë vendosën që një ekip mjekësh nga Zyra e Mjekësisë Ligjore të bëjnë ekografinë dhe ta ekzaminojnë atë. Burime të informuara thonë se autoritetet e burgut Urmia i kanë thënë Soada Khadirzadeh se ajo me siguri do të transferohet në burgun e Mahabadit në ditët në vijim.
Soada Khadirzadeh hyri në grevë urie më 26 prill 2022, pavarësisht se ishte shtatzënë në muajin e tetë. Ajo protestoi për 7 muaj të mbajtur me status të pasigurt në Burgun Qendror të Urmisë. Në një skedar audio të dërguar nga burgu, ajo përsëriti,
“Unë jam mbajtur si peng”.





