Njëkohësisht me ndërprerjet e vazhdueshme e të gjera të elektricitetit në Teheran e qytete të tjera, dhe me krizën e mungesës së ujit në 101 qytete të vendit, gra nga shtresa të ndryshme të shoqërisë kanë zhvilluar protesta të mëdha. Ata besojnë se shkaku kryesor i të gjitha problemeve është regjimi në pushtet.
Gjithashtu, njëkohësisht me grevën mbarëkombëtare të punëtorëve të naftës, edhe pensionistët dhe mësuesit e rinj kanë zhvilluar protesta në qytete të ndryshme.
Mbrëmjen e së dielës, më 4 korrik 2021, pas ndërprerjeve të energjisë në disa distrikte të Teheranit, njerëzit dolën nëpër rrugë, duke përfshirë në Baharestan e Tehran Pars, dhe thirrën ‘vdekje Khamenei-t’ e ‘vdekje diktatorit’.
Ndërprerjet e energjisë në Teheran e kudo në vend i kanë irrituar njerëzit ndërkohë që po luftojnë me pandeminë e koronavirusit, mungesën e ujit, etj.





