
“Nuk do të votojmë më; kemi dëgjuar shumë gënjeshtra,” “Nuk do të pushojmë deri sa t’i fitojmë të drejtat tona”
Znj. Maryam Rajavi: Protestat e vazhdueshme të pensionistëve, mësuesve, e punëtorëve tregojnë për vendosmërinë e palëkundur të popullit iranian për t’u përballur me një regjim jo-legjitim e kriminal. Mbështetja për protestuesit është një detyrë nacionaliste dhe patriotike.
Mëngjesin e të dielës, 16 maj 2021, pensionistët si dhe mësuesit e “lëvizjes kundër analfabetizmit,” organizuan një protestë në Teheran dhe 14 qytete të tjera kundër situatës së rëndë ekonomike, pagave nën pragun e varfërisë, dhe faktit që regjimi nuk ua plotëson as kërkesat më minimale.
Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe agjentët me veshje civile tentuan t’i parandalonin këto tubime jashtë degëve të sigurimeve shoqërore. Por megjithatë, krahas Teheranit, protestat u zhvilluan edhe në Tabriz, Mashhad, Kermanshah, Khorramabad, Ardebil, Ilam, Shiraz, Karaj, Kerman, Isfahan, Arak, Ahvaz, Borujerd, dhe Lahijan.
Pavarësisht masave represive, mësuesit e “lëvizjes kundër analfabetizmit” zhvilluan protesta në Teheran, Ahvaz, Ilam, dhe Tabriz. Tubimi i tyre në Teheran zgjati deri në mesditë. Një grup tjetër mësuesish protestues u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit në Teheran.
Slloganet e tyre ishin: “Nuk do të votojmë më, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra,” “Nuk do të pushojmë deri sa t’i fitojmë të drejtat tona,” “Nuk do të ikim pa na u plotësuar kërkesat.”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur mësuesit dhe pensionistët protestues të cilët thërrisnin, “Nuk do të votojmë më, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra,” “Nuk do të pushojmë deri sa t’i fitojmë të drejtat tona.” Ajo tha: Protestat dhe kryengritjet e vazhdueshme të pensionistëve, mësuesve, dhe punëtorëve flasin për vendosmërinë e palëkundur të popullit iranian për t’u përballur me një regjim jo-legjitim e kriminal. Mbështetja për protestuesit është detyrë nacionaliste dhe patriotike.














