Friday, March 29, 2024

Kriza e Iranit do të Nxisë Protesta

Irani po përjeton një numër krizash ekonomike, shoqërore, dhe mjedisore, të cilat vetëm sa e shtojnë urrejtjen e popullit ndaj regjimit, teksa krizat përkeqësohen dhe ua shkatërrojnë jetën popullit.

Një nga krizat më të mëdha të momentit është papunësia. Madje edhe vetë mediat shtetërore po e raportojnë atë, gjë që tregon se sa i rëndë është problemi.

E përditshmja Farhikhtegan shkruante të shtunën: “Në pesë vitet e ardhshme, popullsia aktive e vendit do të arrijë në 29 milion. Duke konsideruar edhe punët e paqëndrueshme, nëse në vend nuk krijohen një milion vende pune çdo vit, vendi do të përballet me një ushtri njerëzish të arsimuar por të papunë.”

Qendra Iraniane e Statistikave raportoi se në fund të 2020-ës, papunësia ishte 2,478,000 dhe 961,000 prej tyre kishin diploma; shumë prej tyre gra.

Në fakt, shumë njerëz me arsim të lartë në Iran detyrohen të punojnë si punëtorë me kontratë apo sezonalë, ndërkohë që mezi arrijnë të fitojnë bukën e gojës për shkak të inflacionit të lartë dhe çmimeve që kapin majat.