NCRI – Me rritjen e çmimeve për nevojat më themelore dhe publike, një ekspert ekonomik i regjimit iranian përshkroi një rritje të organizuar të çmimeve, duke thënë se çdo rritje e çmimeve është bërë me dritën jeshile të zyrtarëve qeveritarë.
“Qumështi, kosi dhe vezët janë bërë më të shtrenjta; çmimi i prodhimit të qumështit është dyfishuar gjatë vitit të kaluar “, mediat qeveritare pasqyruan këta tituj, duke treguar një valë shtrenjtimi dhe rritje çmimesh që po rrënon njerëzit dhe po i zbraz edhe më tryezat e njerëzve të varfër.
Një media shtetërore nën titullin “vala e gjatë e shtrenjtimit” shkruante: “Çmimet e trazuara dhe neglizhenca e qeverisë dhe agjencive rregullatore kanë bërë që njerëzit të përballen me një rritje prej 2 deri në 67 përqind të çmimeve të mallrave gjatë muajve të fundit, ndërkohë që gjatë viteve të fundit fuqia blerëse e ekonomive familjare ka rënë ndjeshëm “(gazeta Mashreq, 25 dhjetor 2017).