Sunday, February 5, 2023

Iran: Arrestimi i më shumë se 100 protestuesve në Mashhad

 Në demonstratat e sotme në Mashhad, forcat e gardës Revolucionare të regjimit (IRGC), milicia Basij e motorizuar, policë të veshur civil dhe policia speciale arrestuan një numër të madh protestuesish. Numri i të burgosurve në Mashhad është të paktën 100.

Mohammad Rahim Nowrouzian, guvernatori i Mashhadit, i frikësuar nga zemërimi i popullit, e përshkroi demonstratën si “të paligjshme” dhe tha se “ishte planifikuar nga kundërshtarët dhe kundërrevolucionarët e shtetit”.

Pas lëshimit të një urdhëri për të sulmuar demonstruesit nga shefi i policisë dhe njësia e kundërrebelimit, një numër i forcave të policisë refuzuan të marrin pjesë në shtypjen dhe u bashkuan me popullin.

Rezistenca iraniane u bën thirrje autoriteteve ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut të ndërmarrin veprime të menjëhershme për lirimin e të burgosurve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

28 dhjetor 2017