Sunday, February 5, 2023

Kermanshah: Demonstrim me slogane “Vdekje diktatorit” dhe “Bukë, punë, liri”

Në solidaritet me kryengritjen e popullit të Mashhad dhe demonstratën “Jo çmime të larta”, populli i Kermanshahit që nga e premtja paradite, 29 dhjetor, doli në rrugë dhe thërriste slogane “vdekje diktatorit”, “mos ki frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë “,” Vdekje Rouhanit “,” të burgosurit politikë duhet të lirohen “. Numri i demonstruesve po rritet.

Ndërkohë, shumë forca represive dhe të policisë speciale janë përhapur nëpër të gjithë qytetin. Një njësi e veçantë e pajisur me kamiona për hedhje uji është duke u përpjekur të shpërndajë njerëzit. Megjithatë, njerëzit nuk largohen nga skena dhe po përballen me ta duke kënduar: “Të pacipë, të pacipë”. Në rrugën e tyre, njerëzit gjithashtu thërrisnin: “Vendi është i varfër, Udhëheqësi është si Perëndia”, “As Gaza, as Libani, Jeta ime për Iranin”, “Bukë; Punë; Liri “,” Jo çmime të larta “.

Në Mashhad, nën frikën e një demonstrate tjetër, regjimi ka vendosur policinë speciale dhe forcat IRGC me pajisje të plota në rrugët dhe sheshet e qytetit. Ata janë të hipur në motoçikleta dhe makina, dhe kamiona për hedhje uji dhe janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit.

Në Teheran, Kerman dhe Tabriz, policia speciale represive dhe motoçiklistët janë vendosur për të parandaluar formimin e çdo lëvizje proteste në sheshet dhe kryqëzimet kryesore të qytetit.