Zvicër, 26 shkurt 2019 – Ndërsa Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara u mblodh për të zhvilluar seancën e tij të 40-të në zyrat qendrore të këtij organi ndërkombëtar në Gjenevë të Zvicrës, një turmë e madhe disidentësh iranianë u mblodhën për të protestuar shkeljet flagrante të të drejtave njerëzore dhe terrorizmin e regjimit iranian.
Demonstrata, e mbajtur në Place des Nations, bëri thirrje për përjashtimin e regjimit iranian nga Kombet e Bashkuara dhe njohjen e Rezistencës Iraniane, që simbolizohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), si përfaqësuesja legjitime dhe zëri i popullit iranian.
Demonstruesit ngritën postera të mëdhenj që përmbanin foto të njerëzve të ekzekutuar nga regjimi iranian. Në 40 vitet e fundit, mullahët kanë ekzekutuar mbi 120,000 disidentë iranianë, shumica prej tyre anëtarë e mbështetës të grupit kryesor opozitar iranian, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Demonstruesit i bënë gjithashtu thirrje OKB-së që të nisë një hetim zyrtar mbi ekzekutimin masiv të mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën. Në atë kohë, nën urdhrat e liderit të atëhershëm suprem Ruhollah Khomeini, regjimi iranian vari mbi 30,000 të burgosur për shkak të këmbënguljes së tyre për ta kundërshtuar regjimin. Shumica e viktimave të këtij krimi mizor kundër njerëzimit, i cili njihet tashmë si “masakra e 1988-ës,” ishin anëtarë e mbështetës të PMOI/MEK.
Demonstruesit shprehën mbështetjen e tyre për NCRI-në, e cila përfaqëson alternativën e vetme të organizuar e demokratike ndaj sundimit brutal të mullahëve. “Demokraci, liri, me Maryam Rajavi-n,” thërrisnin demonstruesit, duke iu referuar Maryam Rajavi-t, presidentes së zgjedhur të NCRI-së.
Protestuesit shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për “Njësitë iraniane të Rezistencës,” mbështetës të PMOI/MEK brenda Iranit të cilët e kanë sfiduar me guxim regjimin iranian dhe forcat e tij represive. Gjatë muajve të shkuar, këto Njësi Rezistence u kanë vënë zjarrin posterave e banderolave të liderëve e ikonave të regjimit, duke sabotuar kështu përpjekjet e mullahëve për të rrezatuar pushtet dhe për t’i shuar protestat që kanë pushtuar vendin që nga dhjetori i 2017-ës.
“Njësi rezistence, ne ju mbështesim,” thërrisnin protestuesit.