Saturday, July 27, 2024

Zyra e Sigurisë së Brendshme Gjermane: Irani spiunon në Gjermani

  Premte, 07 Korrik 2017

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere duke paraqitur raportin vjetor të Zyrës së Sigurisë së Brendshme Gjermane

Zyra e Sigurisë së Brendshme Gjermane (Zyra Federale për mbrojtjen e Kushtetutës) publikon çdo vit një raport gjithëpërfshirës mbi aktivitetet e dhunshme të ekstremistëve të majtë,

të djathtë dhe islamikë si dhe aktivitetet e spiunazhit në Gjermani.

Sipas raportit të fundit të kësaj zyre të publikuar të martën (4 korrik 2017), përveç spiunazhit kundër grupeve disidente iraniane, Ministria e Inteligjencës e Republikës Islamike të Iranit përpiqet të përgjojë dhe “Merr informacione sekrete mbi politikën e jashtme dhe sigurinë e brendshme “.

Raporti përmend se agjencitë qeveritare gjermane janë ndër objektet më të rëndësishme të spiunazhit nga ana e Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Raporti vjetor i vitit 2016 i Zyrës Federale Gjermane për mbrojtjen e Kushtetutës, i publikuar më 4 korrik 2017, zbulon gjithashtu: “Aktivitetet e mbikqyrjes dhe përballja me lëvizjen e opozitës brenda dhe jashtë Iranit vazhdojnë të jenë detyrë kryesore e aparatit të inteligjencës iraniane …

Burimi kryesor i aktiviteteve të informacionit kundër Gjermanisë është ende Ministria e Inteligjencës (VAJA, Ministria e Inteligjencës e Republikës Islamike të Iranit, e cila shpesh quhet MOIS).

Fokusi i këtij shërbimi të inteligjencës është veçanërisht “Organizata e Muxhahedinëve Popullorë të Iranit” (MEK) dhe “Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit” (NCRI) …

Në deklaratën e tij, duke iu referuar raportit të Zyrës së Sigurisë së Brendshme Gjermane, përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Gjermani, bëri thirrje për dëbimin e spiunëve dhe mercenarëve të MOIS-it dhe forcave terroriste Quds nga Gjermania.

Deklarata e përfaqësuesit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Gjermani gjithashtu kujton dënimet e Gjykatës së Berlinit kundër dy spiunëve të regjimit iranian në vitin 2016 dhe 2017.