Elona Gjebrea, zv.Ministre e Brendshme e Shqipërisë: Znj. Rajavi është një model frymëzues që tregon se çfarë mund të bëjë një njeri, dhe sa mund të kontribuojë për paqen.

488

09 korrik 2017

NCRI – Elona Gjebrea, zv.Ministre e Brendshme e Shqipërisë foli në tubimin “Irani i Lirë” të shtunën, më 1 korrik në Villepinte të Francës. Ajo tha: Së pari, dëshiroj të përshëndes vëllezërit dhe motrat tona që janë në Shqipëri dhe po na ndjekin këtu, përshëndetje.

Është një nder i madh për mua që të marr pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Për herë të parë kam qënë këtu në vitin 2014, në atë kohë që qeveria shqiptare me kryeministrin Edi Rama dhe qeveria e mëparshme kishte pranuar 250 persona, por brenda një periudhë dy vjeçare ne kemi 2700 njerëz që jetojnë në Shqipëri. Ishte një operacion i madh me mbështetjen e Kryeministrit tonë, udhëheqësit tonë frymëzues, mbështetjen e partnerëve tanë që ne e ia dolëm. Po, ne ia dolëm. Pa asnjë incident të vetëm dhe në një mënyrë shumë të organizuar. Ne i mirëpritëm vëllezërit dhe motrat tona, që nuk janë një grup terrorist, por janë njerëz që luftojnë dhe punojnë për një demokraci më të mirë, për paqen. Ata janë  integruar plotësisht në Shqipëri. Ata jetojnë në një vend të lirë dhe demokratik si Shqipëria, një vend që ka jetuar diktaturën më të egër në Evropë. Znj. Rajavi është një model frymëzues që tregon se çfarë mund të bëjë një njeri, dhe sa mund të kontribuojë për paqen.

Ka kaq shumë njerëz që unë do të dëshiroj të përshëndes, unë do të doja të mos harroja Hassanin, negociatori që punon ditë e natë dhe  nuk e di nëse ai fle ndonjëherë. Shqipëria, qeveria shqiptare ka mirëpritur, siç përmenda 2700 vëllezër e motra, që tani jetojnë të sigurtë dhe në një mënyre shumë demokratike në Shqipëri. Dhe Shqipëria ka treguar një model shumë unik, një model që nuk është ndjekur nga shumë vende të tjera. Por kjo tregon se edhe një vend i varfër ka një zemër shumë të hapur dhe mund të bëjë gjithçka me zemër. Dhe gjëja e fundit, siç ka thënë Xhorxh Uashingtoni,  liria kur fillon të hedhë rrënjë është një pemë që rritet shpejt dhe kjo është puna që bëjnë njerëzit e MEK-ut. Është një rritje e shpejtë që do të rritet dhe rritet dhe nuk do të ndalet kurrë.