Zonja Maryam Rajavi përshëndet dëshminë e parë të një Presidenti të SHBA-ve, që thekson nevojën për ndryshim në Iran

542

 E mërkurë, 20 shtator 2017

Njohja e NCRI-së si e vetmja alternativë demokratike ndaj regjimit klerik, është e domosdoshme për të korrigjuar politikën shkatërrimtare të SHBA-së ndaj Iranit.

Në një pjesë të fjalimit të tij në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 19 shtator, Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli edhe për popullin e Iranit dhe për fashizmin fetar që sundon vendin. Ai deklaroi me saktësi faktin se ” Viktima, që ka vuajtur më gjatë prej lidereve te Iranit është, ne fakt, populli i tij. ” Ai gjithashtu tha: “E gjithë bota po e kupton, se njerëzit e mirë të Iranit dëshirojnë ndryshimin “.

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara theksoi, se burimet që i përkasin popullit iranian janë përdorur për të mbështetur diktaturën e Bashar al-Assad-it në Siri, luftën civile të Jemenit dhe Hezbollahun. Ai tha gjithashtu, se “eksportet kryesore të regjimit janë dhuna, gjakderdhja dhe kaosi” dhe se “populli i Iranit është ai, të cilit  liderët e tyre i frikësohen më së shumti “.

Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti dëshminë e Presidentit Trump dhe e karakterizoi ato si dëshminë e parë nga një President i SHBA-së gjatë 38 viteve të fundit, që thekson nevojën për ndryshimin e regjimit në Iran nga populli iranian, një çështje që ka qenë politika e deklaruar e Rezistencës iraniane për 36 vitet e fundit. Znj. Rajavi shtoi: “Njohja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit si e vetmja alternativë demokratike ndaj diktaturës terroriste në Iran është e domosdoshme për t’i dhënë fund dhe korrigjuar politikën e kaluar shkatërrimtare të Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Iranit”.

Zonja Rajavi citoi shkeljen e premtimeve të Shteteve të Bashkuara, për të mbrojtur banorët e kampit Ashrafi dhe  atij të Lirisë në Irak, përcaktimin si terrorist të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), e cila i hapi rrugën Mullahëve për shtypjen e opozitës kryesore iraniane dhe konçensionet ndaj regjimit iranian të lidhur me JCPOA (plani i përbashkët gjithëpërfshirës i veprimit), si disa nga shembujt më të rënda të veprimeve të SHBA me kosto dhe humbje të konsiderueshme për popullin e Iranit.

Rezistenca Iraniane beson, se deklaratat e Presidentit të SHBA – së duhet të plotësohen me një sërë masash praktike në mënyrë që të bëhen realitet. Të tilla masa mund të përfshijnë:

  • Dosja e krimeve të regjimit iranian, veçanërisht masakra e 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988, duhet t’i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe udhëheqësit e regjimit dhe autorët e këtyre krimeve duhet të përballen me drejtësinë;
  • Regjimi klerik duhet të dëbohet nga Lindja e Mesme dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC -ja) dhe milicia e saj mercenare duhet të dëbohet nga Iraku, Siria, Jemeni, Afganistani dhe Libani;
  • Dhe duhet të zbatohen rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për projektet e armëve bërthamore të regjimit klerik, ndalimin e pasurimit bërthamor, si dhe inspektimet e lira dhe të pakushtëzuara të qendrave ushtarake dhe jo-ushtarake.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

19 shtator 2017