Saturday, July 27, 2024

Protestë e fuqishme nga mbështetësit e PMOI-së ndaj fjalimit të Rouhanit në OKB

  E mërkurë, 20 shtator 2017

 

Nga stafi  i NCRI-së

NCRI – Një turmë e madhe e aktivistëve të të drejtave të njeriut, politikanëve dhe njerëzve nga diaspora iraniane u mblodhën jashtë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Nju Jork, të mërkurën më 20 shtator, për të protestuar ndaj fjalimit të presidentit iranian Hassan Rouhani.

Amir Emadi, zëdhënësi i Organizatës së komunitetit Amerikano-Iranian (OIAC) vuri në dukje, se Rouhani nuk duhet të pranohet në Nju Jork, një qytet aq i dedikuar për të drejtat e njeriut, dhe sigurisht jo në OKB.

Disa protestues u shfaqën të veshur me kostumet karikatureske të Rouhanit dhe Liderit Suprem të Iranit Ali Khameneit, të dizajnuara për të nxjerrë në pah groteskësinë e regjimit që ka vrarë mbi 120.000 disidentë politikë, ndërsa të tjerë shpërndanë literaturë që dokumentonte krimet e regjimit dhe shumë të tjerë, luajtën muzikë, dhe folën për të drejtat e njeriut në Iran.

Ndryshimi i regjimit

Një nga temat e shumta të protestës ishte thirrja për ndryshimin e regjimit në Iran dhe gjatë gjithë tubimit shpërthyen spontanisht nga turma thirrjet: “Rouhani. Jo, jo, jo “dhe” Irani i lirë, i lirë “

Emadi pohoi, se njerëzit e Iranit janë gati për ndryshim, siç është dokumentuar nga mbi 11,000 protestat që janë organizuar në Iran gjatë vitit të kaluar. Ndërsa John Bolton, ish-ambasadori i SHBA-së në OKB, theksoi nevojën për të shpëtuar Iranin nga Mullahët dhe përsëriti premtimin e tij në tubimin e korrikut “ Irani i Lirë ” se regjimi iranian nuk do ta arrijë përvjetorin e tij të 40-të.

Gjatë tubimit, u lexua një fjalim i Presidentes së zgjedhur të Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi. Rajavi pyet, se çfarë saktësisht duhet të bëjë Irani për bashkësinë ndërkombëtare, që t’i japë fund politikës së tyre të pajtimit?

Në të vërtetë, regjimi vazhdon të shkelë të drejtat e njeriut, traktatet ndërkombëtare dhe madje dhe  ligjet e veta në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur veten e tij në pushtet.

Rajavi bëri thirrje, që komuniteti ndërkombëtar të kushtëzojë marrëdhëniet e tyre me Iranin me qëllim përmirësimin për të drejtat e njeriut.

Masakra e vitit 1988

Ndërsa jemi në temën e të drejtave të njeriut, regjimi iranian vrau 30,000 të burgosur politikë, kryesisht anëtarë të Organizatës të Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), në gjysmën e dytë të vitit 1988 dhe ata nuk janë dënuar për këtë.

Giulio Terzi, ish Ministri i Jashtëm italian, vuri në dukje se OKB-ja ka patur përgjegjësi për të kërkuar drejtësi për viktimat e masakrës dhe për të nisur një hetim të plotë mbi ngjarjet e vitit 1988,  dhe jo të presi njërin nga autorët kryesorë të krimit si një të ftuar nderi.

Aktorët iranianë gjithashtu dhanë një shfaqje për të demonstruar tmerret e kësaj masakre. Në shfaqje,  ku u interpretua përpara një memoriali të të burgosurve politikë të vrarë nga regjimi, protestuesit me kapuç mbi kokë u  tërhoqën zvarrë nga forcat e sigurisë, për tu ekzekutuar. Më pas, të afërmit e protestuesve dalin për të bërë pyetje, por ata sulmohen nga regjimi.

Rezistenca Siriane

Nuk është sekret, se arsyeja e vetme që regjimi i Bashar Al-Assad-it ende nuk është rrëzuar nga forcat e tyre të rezistencës demokratike është, se ata po mbështeten nga regjimi iranian. Irani ka derdhur para, armë dhe trupa në vend, duke kontribuar në përndjekjen e popullit sirian dhe krizave të refugjatëve anembanë botës.

Një delegacion i opozitës siriane u ngjit në skenë, për të hedhur poshtë regjimin iranian dhe për të dhënë mbështetjen e tyre për Rezistencën.

Mbështetje për popullin iranian

Natyrisht, mesazhi më i madh ishte mbështetja për popullin iranian dhe forcat e dedikuara të Rezistencës.

Kongresmeni Eliot Engel (D-NY) tha, se popullit iranian po i zihet fryma në mënyrë efektive nga një regjim që nuk e përfaqëson atë në asnjë mënyrë dhe premtoi të luftojë derisa Irani të jetë i lirë, ndërsa ambasadori Bolton theksoi se regjimit iranian nuk duhet t’u jepet legjitimitet .

Gjithashtu në protestë folën dhe shumë krerë fetarë duke bërë thirrje për një Iran të lirë dhe respektimin e lirisë së fesë, siç është avokuar nga Rajavi dhe Rezistenca iraniane.

Në fund të fundit, OKB-ja nuk duhet të mbështesë një regjim terrorist duke i lejuar ata të flasin në UNGA dhe se OKB-ja duhet të bëjë më shumë, që regjimi të japi llogari për krimet e tyre kundër njerëzimit.