E djelë, 30 tetor 2016
Znj Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, dënoi drejtimin e raketave drejt Mekës që u krye më 29 tetor nga brenda Jemenit, nën mbikëqyrjen e Quds Force, dhe nën urdhrat e Khameneit. Ajo e përshkroi këtë agresion si shpallje të luftës kundër të gjithë muslimanëve në mbarë botën. Ajo ka kërkuar dëbimin e këtij regjimi anti-njerëzore dhe anti-islamik nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OKI), dhe u bëri thirrje shteteve islamike që të presin marrëdhëniet e tyre me këtë regjim.
“Edhe më parë regjimi i mullahëve nuk i ka kursyer përpjekjet për të kryer krime dhe për të përdhosur Mekën dhe Shtëpinë e shenjtë të Perëndisë. Ndër të tjera në vitin 1986 dërgoi eksplozivë në Arabinë Saudite, dhe shkaktoi trazira dhe kaos në Mekë në vitin 1987 që mori jetën e më shumë se 400 pelegrinëve. Është i njëjti regjim që as nuk hezitoi të hedhë në erë tempujt e imamëve shi’itë në Mashhad dhe Samarra në një përpjekje për të ruajtur sundimin e tij famëkeq, “shtoi znj Rajavi.
Rezistenca iraniane kishte demaskuar me kohë dërgimin e armëve nga regjimi i mullahëve në Jemen. Për shembull, më 1 shtator 2015, NCRI njoftoi dërgimin e lloje të ndryshme të armëve në Jemen nga IRGC. Më 27 tetor të vitit 2016, autoritetet amerikane konfirmuan se SHBA dhe aleatët e saj kanë konfiskuar tashmë pesë ngarkesa me armë në anije nga Irani në Jemen.
Sikurse ka njoftuar herë pas here Rezistenca iraniane, vendosmëria para regjimit të mullahëve dhe dëbimi i IRGC dhe Forcave Kuds dhe mercenarëve dhe agjentëve të tyre nga rajoni është e vetmja zgjidhje për krizën e rajonit.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI)
30 tetor 2016