E martë, 01 nëntor 2016
NCRI – Një grup protestuesish kundër burgimit të “Mohammad Ali Taherit”, u mblodhën përpara zyrës së OKB-së në Teheran të dielën më 30 tetor duke kërkuar lirimin e themeluesit të ‘The Ring misticizm’.
Demonstruesit u mblodhën në mesditë të dielën më 30 tetor përpara zyrës së OKB-së në Bulevardin Shahrzad të Teheranit, duke shprehur shqetësimin e tyre mbi statusin e pasigurt të të burgosurit të ndërgjegjes e duke mbajtur në duar fotografi dhe pankarta të Mohammad Ali Taherit ku lexohej ‘jeta e Mohammad Ali Taherit në rrezik ‘dhe’ kërkojmë lirimin e Mohammad Ali Taherit “.
Ata kërkuan që zyrtarët e OKB-së t’u bëjnë thirrje autoriteteve të regjimit për t’i dhënë fund burgimit të padrejtë dhe të paligjshëm të Mohammad Ali Taherit.
Protesta u mbajt në ditën e 33-të të grevës së urisë të Taheri e cila ka krijuar shqetësime mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Duhet theksuar se as familja e as nxënësit e tij nuk kanë asnjë informacion mbi gjendjen fizike të Taherit, ndërsa gjyqësori dhe oficerët e zbulimit të regjimit refuzojnë të japin çdo lloj informacioni në këtë drejtim.
Për më tepër, një numër i protestuesve kundër burgim të Mohammad Ali Taherit u arrestuan dhe aktualisht janë duke u mbajtur në burgjet e Fashafooyeh dhe Gharchak-Varamin. Ata, gjithashtu, hynë në grevë urie në orët e para të arrestimit të tyre për të protestuar kundër sjelljes së dhunshme dhe të paligjshme të forcave të sigurisë.
Një numër i të burgosurve janë rrahur rëndë në kohën e arrestimit të tyre dhe aktualisht janë në një gjendje të keqe fizike e me plagët e tyre të pakuruara.
Nuk ka ende asnjë informacion mbi numrin e saktë të grevistëve, akuzat ndaj tyre, statusin apo fatin e tyre të mundshëm.