The Time, 29 janar 2020
YouTube ka fshirë llogarinë britanike të stacionit televiziv shtetëror të regjimit iranian pasi The Times ekspozoi se si ky kanal përdorej për propagandë pro-Teheran.
Kanali Press TV UK, i cili kishte publikuar qindra video dhe kishte 28,000 pajtimtarë, u çaktivizua dhe u hoq këtë muaj, pak ditë pas vrasjes nga SHBA të liderit të lartë ushtarak të Iranit.
Kjo llogari me bazë në Londër është mbyllur për shkelje të kushteve të YouTube.
Presidenti Trump i ka shtuar sanksionet kundër Iranit pasi ky vend goditi me raketa shënjestrat amerikane në Irak pas vdekjes së Gjeneralit Qasem Soleimani.