Monday, February 6, 2023

Zëvendës-Kryegjyqtarit i Jepet Autoriteti për të Dhënë Dënime me Vdekje në Iran

Nga Sedighe Shahrokhi

Në një konferencë për shtyp në Teheran të martën, më 18 qershor 2019, Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, Zëvendës-Kryegjyqtari i Parë i regjimit iranian, shpalli se Lideri Suprem Ali Khamenei ia ka rritur nivelin e autoritetit, duke e lejuar tani që të japë dënime me vdekje.

Në bazë të neneve 477 dhe 350 të kodit penal të regjimit iranian, Lideri Suprem e ka autorizuar Kryegjyqtarin për të dhënë dënime me vdekje dhe ‘qisas’ (shpagim), sipas ligjit të ashtu-quajtur Sharia të regjimit, për t’i ndëshkuar kriminelët me të njëjtin krim që kanë kryer. Ejei tha se tani e tutje, Zëvendës-Kryegjyqtari i Parë do të ketë të njëjtin autoritet dhe mund të vendosë për dënimet me vdekje dhe qisas.

Tani ky sistem i korruptuar, me lejen e Liderit Suprem, ka edhe më shumë autoritet për t’i ekzekutuar dhe shtypur njerëzit.