Nga Shamsi SaadatiPensionistët iranianë zhvilluan një protestë përpara Majlis (Parlamentit) të regjimit iranian në Teheran të martën, kundër pensioneve të pamjaftueshme.
Kjo ishte protesta e dytë madhore e zhvilluar nga pensionistët ditët e fundit.
Protestuesit thërrisnin:
“Jepini fund luftënxitjes, mendoni për ne.”
“Pensionistët nuk do të jetojnë në turp.”
“Të burgosurit politikë duhet të lirohen.”
“Armiku ynë është këtu; gënjejnë kur thonë se është SHBA.”
Ndërkohë që situata ekonomike e Iranit vazhdon të përkeqësohet, regjimi nuk po bën asgjë për të mbrojtur jetesën e pensionistëve kundër rritjes së çmimeve dhe rënies së fuqisë blerëse.
Gjatë vitit të fundit, riali, monedha kombëtare e Iranit, ka humbur pjesën më të madhe të vlerës së saj. Megjithatë, punonjësit e qeverisë të dalë në pension vazhdojnë t’i marrin pensionet në bazë të vlerave të shkuara që nuk e marrin parasysh inflacionin. Kjo gjë e ka bërë jashtëzakonisht të vështirë për ta që t’u përgjigjen nevojave më themelore.
Protestat nga pensionistë të komuniteteve të ndryshme, duke përfshirë mësuesit, po zhvillohen ndërkohë që rritet numri i rasteve të korrupsionit me përfshirje të zyrtarëve të regjimit.