Qendra Kombëtare e SHBA Kundër-terrorizmit, një agjensi qeveritare, ka nxjerrë një listë kohore që përfshin katër dekada të incidenteve terroriste të mbështetura nga Irani në Europë, duke përfshirë arrestimin e dy operativëve iranianë në mars me akuzën e terrorizmit nga autoritetet shqiptare.
Fragmente
Një numër hetimesh mbi komplotet e supozuara terroriste dhe vrasjet e sponsorizuara nga Irani ka hapur një front të ri në përpjekjet e SHBA-së për të bindur qeveritë europiane që t’i këpusin lidhjet me Teheranin në vijim të tërheqjes së Presidentit Trump nga pakti bërthamor në maj.
Uashingtoni, Izraeli dhe grupet disidente iraniane thonë që operacionet e fundit tregojnë se Irani u ka dhënë fund viteve të ngurrimit ndaj përndjekjes së armiqve të tij në Europë. Ata po i nxisin qeveritë europiane që ta tërheqin mbrapsht mbështetjen ndaj Iranit dhe t’i përjashtojnë zyrtarët iranianë nga rajoni.
Por zyrtarët europianë, disa prej të cilëve janë skeptikë se prapa këtyre komploteve qëndron qeveria e Iranit, ngurrojnë të ndërmarrin një përqasje më të ashpër.
Në fund të qershorit, policitë në tre vende europiane arrestuan një diplomat iranian dhe tre të tjerë në një komplot të supozuar për të bombarduar një mbledhje të opozitës iraniane jashtë Parisit, duke krijuar një përballje të rrallë publike midis shërbimeve europiane të sigurisë dhe Iranit.
Në korrik, autoritetet hollandeze thanë se kishin përjashtuar dy diplomatë iranianë të cilët, sipas zyrtarëve të huaj, kishin patur lidhje me vrasjen e të paktën një disidenti iranian, Ahmad Mola Nissi. Ai u qëllua për vdekje në nëntor nga një vrasës i maskuar në Hagë. Zyrtarët amerikanë besojnë se Ministria Iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë ishte e përfshirë në këtë vrasje. Autoritetet hollandeze po bëjnë hetime.
“Europa nuk është imune ndaj terrorizmit të mbështetur nga Irani,” tha në Twitter muajin e shkuar Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. “Në të njëjtën kohë që regjimi po përpiqet ta bindë Europën të qëndrojë në Paktin Bërthamor, ai organizon sulme terroriste në Europë.”
Në vitet 1980 dhe 1990, zyrtarët perëndimorë fajësuan Iranin për një sërë vrasjesh të figurave opozitare në Europë dhe për mbështetjen ndaj sulmeve terroriste në Europë nga proksi i Iranit, Hezbollah. SHBA dhe qeveri të tjera perëndimore e fajësojnë Hezbollah për vrasjet në vitin 2012 të pesë izraelitëve dhe një shoferi vendas në Bullgari, por nuk e kanë lidhur këtë sulm direkt me Iranin.Hoë Trump Is Tightening His Squeeze on I
Nga mesi i viteve 1990, Irani u duk se i kishte dhënë fund përdorimit të dhunës në Europë. Por muajin e shkuar, autoritetet franceze, belge dhe gjermane arrestuan katër persona, duke përfshirë një diplomat iranian të bazuar në Vienë, supozimisht për planin e bombardimit të një tubimi të Këshillit Kombëtar të Rezistencës, një grup përfshirës i disidentëve iranianë, jashtë Parisit më 30 qershor.
Rudy Giuliani, avokati personal i Z. Trump, ishte njëri nga disa personalitete të larta amerikane, kritikues ndaj Teheranit, të cilët folën në këtë mbledhje, mbështetësi kryesor i së cilës është grupi opozitar Mujahedin-e Khalq, ose MeK.
Arrestimet u bënë pak ditë përpara se Presidenti iranian Hassan Rouhani të vizitonte Europën për të siguruar mbështetje për paktin bërthamor. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif tha që ky komplot ishte një dredhi “alarmi të rremë” dhe zyrtarët iranianë e kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen e tyre.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar autoritetet europiane për mos anullimin e vizitës së Z. Rouhani. Ai u tha europianëve ta ndalojnë “financimin e po atij regjimi që po sponsorizon terrorizmin kundër jush dhe kundër shumë të tjerëve.”
Në një mënyrë të ngjashme, Z. Pompeo i ka bërë thirrje Teheranit ta ndalojë mbështetjen e grupeve terroriste në Jemen, Afganistan e në vende të tjera. Qendra Kombëtare Amerikane Kundër-terrorizmit, një agjensi qeveritare, ka nxjerrë një listë kohore që përfshin katër dekada të incidenteve terroriste të mbështetura nga Irani në Europë, duke përfshirë arrestimin e dy operativëve iranianë në mars me akuzën e terrorizmit nga autoritetet shqiptare.
Një diplomat perëndimor ka thënë se këto arrestime kanë qenë të lidhura me një tentativë të mëparshme sulmi nga Irani mbi MeK në Shqipëri.
Lista e SHBA-së citon gjithashtu arrestimin e një personi pakistanez në Gjermani vitin e shkuar për spiunim mbi një politikan pro-Izraelit dhe mbi njerëz të tjerë afër tij, nën urdhra nga Forca Quds, një krah i Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit. Në 2012, pretendon SHBA, katër operativë iranianë hynë në Turqi me qëllimin për të sulmuar persona izraelitë.
Disa nga kundërshtarët e Iranit kanë pretenduar se Irani qëndron prapa një sërë vrasjesh dhe zhdukjesh të tjera të disidentëve iranianë që nga viti 2015 në Gjermani, Hollandë dhe Turqi. Nuk ka ndonjë provë të fortë të përfshirjes së Iranit.