Vetëm 400 Familje Elitare Gjenden Prapa Varfërisë së Tmerrshme të Iranit

469

Nga Mahmoud Hakamian

Në një vend të shtypur nga mullahët, ka vetëm dy anë të monedhës: pasuri ekstreme dhe varfëri ekstreme.

Njeriu duhet të pyesë, pse duhet që 400 familje elitare, të cilat sundojnë politikën dhe ekonominë e një vendi të tërë, të marrin shuma kaq të mëdha parash ndërkohë që pjesa tjetër e kombit jeton në varfëri?

Sipas një zyrtari të qeverisë, këto familje elitare, të quajtura edhe “super-borxhlinj”, kanë marrë dhjetëra e qindra biliona dollarë nga bankat, të gjitha pa interes. Siç raportohet, ata përdorin pushtetin e rrjeteve të tyre për pasurim dhe për të përfituar kredi shumë të mëdha nën emrin e ‘dizajnit të produksionit’; por këto kredi nuk shpenzohen aspak për produksion, por për çështje si ndërtim dhe import; pavarësisht fitimeve të stërmëdha që arrihen aq lehtë përmes plaçkitjes së tyre, ata vazhdojnë të refuzojnë t’ua paguajnë borxhet bankave.

Shuma që këta super-borxhlinj u kanë borxh bankave

Sipas një agjensie shtetërore lajmesh të njohur si Khabaronline (8 korrik 2018), këta debitorë kanë borxh mbi 110 mijë bilion Toman deri tani. Një shifër astronomike që është e barasvlefshme me shifrën tronditëse prej 26 bilion e 190 milion dollarë.

Në një raport tjetër nga lajmet Tasnim (3 korrik 2018), sektori i ekonomisë së një anëtari të parlamentit (i quajtur Rahim Zare) ka pranuar faktin se shuma e parave që kanë bërë disa nga figurat qeveritare vetëm muajin e shkuar, është më e lartë se shuma e ndihmës që i paguhet popullit për dy vjet; dmth., një shifër tronditëse prej 21 bilion e 440 milion dollarë!

Siç mund të shihet nga të dy raportet, të cilat me siguri kanë dalë për shkak të një konflikti të brendshëm midis bandave politike, deri tani, mbi 47 bilion e 630 milion dollarë janë hequr nga shuma e pasurisë kombëtare që i takon popullit.