Friday, September 13, 2024

Greva e Shoferëve në Iran Vazhdon për të 14-ën Ditë

Iran, 5 gusht, 2018 – E diela shënoi ditën e katërmbëdhjetë të grevës së shoferëve të kamionëve në dhjetëra qytete të mëdha në Iran.

Këto qytete përfshijnë, Tabriz, Maragheh, Urumieh, Isfahan, Zarrin-shahr, Najaf-Abad, Shahr-e Kord, Lordegan, Farrokh-shahr, Jajarm, Ahvaz, Khorram-shahr, Behbahan, Mamasani, marvdahst, Zarghan, Kerman, Kermanshah, Yasouj, Gargan, Khorram-Abad, Chaloos, Saveh, Arak, Bandar-Abbas dhe Yazd.

Shoferët mbajtën grevë në Terminalin Ghazvin. Mbi një mijë kamionë ishin parkuar tek Terminali Mobarakeh duke iu bashkuar grevës mbarëkombëtare.

Javën e shkuar mbi 140 qytete nga të 31 provincat e Iranit iu bashkuan grevës. Shoferët e kamionëve e filluan grevën më 22 korrik në protestë ndaj të ardhurave të ulëta dhe tarifave të larta të vendosura nga qeveria, si dhe ndaj rritjes së çmimeve të pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit për automjetet e tyre.