Monday, September 9, 2024

vrasja e një të riu; arrestimi i disa protestuesve

 Të premten, më 3 gusht, një djalë i ri nga Karaj, Reza Otadi, u qëllua për vdekje nga forcat represive gjatë demonstratave në qytet, dhe një numër i madh protestuesish janë arrestuar.

Natën e së shtunës, më 4 gusht, Agjensia e Lajmeve Fars e Gardës Revolucionare tha: “Gjatë trazirave të natës së mbrëmshme në Karaj, një person u qëllua për vdekje nga individë të panjohur, dhe 20 të tjerë u arrestuan. Sipas vrojtimeve në terren nga reporterët e Fars, udhëheqësit e demonstratës ishin zgjedhur kryesisht nga gratë këtë herë.”

Për të mashtruar opinionin publik, IRGC shkroi, “Sulmuesi ka qëlluar nga brenda makinës 206 me një armë jo-ushtarake. Më herët dhe në protestat e 28 dhjetorit, disa banditë që kishin lidhje me grupin janë arrestuar nga forcat e sigurisë.” Në këtë mënyrë, IRGC përpiqet t’i paraqesë portestuesit dhe PMOI-në si vrasësit e Reza Otadi-t; një gënjeshtër që nuk mashtron askënd. Gënjeshtra të tilla nuk funksionojnë më dhe regjimi duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha vrasjet e tij në katër dekadat e fundit.

Gënjeshtra të tilla nga një regjim që, pavarësisht deklaratave të porkurorëve dhe policisë belge dhe gjermane si dhe arrestimit të diplomatit të tij terrorist, ia vesh PMOI-së komplotin terrorist kundër tubimit të iranianëve në Pris më 30 qershor, janë krejtësisht të pritshme.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

5 gusht, 2018