Monday, January 30, 2023

Iran: Protesta Mbarëkombëtare dhe Kryengritja Kundër Regjimit Iran: Protestat dhe Përplasjet Përhapen në Qytete të Ndryshme

 

Të premten, më 3 gusht, qytete të ndryshme në Iran, duke përfshirë Teheranin, Karaj, Eshtehard, Isfahan, Ghahdariijan, Andimeshk, Mashhad, Shiraz, Hamedan, Kermanshah, etj.

u kthyen në skena të demonstratave dhe shprehjes së zemërimit dhe neverisë ndaj regjimit të mullahëve. Protestat, të cilat filluan në muzg, vazhduan në shumë qytete deri në mesnatë, dhe u kthyen në konflikte me mercenarët dhe forcat represive.

Në kryengritjen e guximshme të njerëzve dhe të të rinjve të Karaj, gjatë natës, qindra protestues në kryqëzimin e Gohardasht protestuan duke thirrur: “Top, tank, zjarr, Bassij duhet të vriten; Mullahët jetojnë si zot, ndërsa populli jeton në varfëri.”

Forcat represive i mbyllën të gjitha hyrjet që të çojnë në Gohardasht dhe qëlluan mbi protestuesit me plumba nga çatitë e ndërtesave ose nga urat. Të rinjtë e xhindosur u përplasën me forcat represive dhe i detyruan të arratiseshin në disa rrugë. Ata gjithashtu dogjën motoçikletat e lëna prapa nga këto forca, si dhe ndëshkuan një agjent me veshje civile dhe disa mercenarë të tjerë kriminelë. Automjetet që kalonin në sheshin Sepah në Karaj shprehnin solidaritetin e tyre me të rinjtë trima të qytetit duke u rënë borive. Meqë mercenarët nuk mundën të përballeshin me rininë, regjimi i mbështeti ata me më shumë forca nga qytete të tjera.

Të rinjtë e zemëruar të Ghahdarijan vazhduan me protesta të enjten mbrëma dhe u përballën me sulmet e forcave represive duke vënë barrikada rrugëve. Gjithashtu, ata morën nën kontroll një pjesë të rrugëve. Bassij dhe mercenarët e gardës anti-rebelim plagosën një numër njerëzish duke hapur zjarr mbi ta.

Njerëzit në Isfahan, sidomos të rinjtë e zemëruar të Shapur-e-Now, vazhduan protestat dhe u përplasën me mercenarët e gardës anti-rebelim.

Ne Teheran, spektatorët e ndeshjes së futbollit thërrisnin me slogane “Vdekje diktatorit” teksa largoheshin nga Stadiumi Azadi.

Në Mashhad, të rinjtë e ngritur në protestë bënë demonstratë në Mellat me sloganin “Vdekje diktatorit”, “Mos kini frikë, mos kini frikë; jemi të gjithë bashkë”. Në rrugën Emamat, njerëzit thërrisnin “Vdekje diktatorit”. Disa njerëz u dëmtuan si rezultat i gazit lotsjellës.

Njerëzit në Hamedan protestuan me sloganet: “Vdekje diktatorit”, dhe “Vdekje Basij-ëve”.

Njerëzit në Kermanshah thërrisnin: “Top, tank, zjarr, mullahët duhet të vriten”.

Duke cituar mullahun kriminel Hendiani, kreun e Seminarit të Eshtehard, agjensia e lajmeve të IRGC (FARS) shkroi më 4 gusht për sa i përket kryengritjes së popullit në këtë qytet: “Ishte fiks ora 9 e mbrëmjes kur rebelët erdhën në Seminarin e Eshtehard… ata sulmuan fasadën e Seminarit Mahdasht me gurë e tulla… ishte Maghrib Azan (muzg) kur rebelët u mblodhën përsëri përpara Seminarit; por këtë herë ishin më shumë se 500 njerëz të cilët thërrisnin slogane armiqësore anti-regjim.” “Disa nga këta njerëz janë arrestuar në operacionin e gjetjes së rebelëve,” shtoi ai.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
4 Gusht, 2018