Iran, 5 gusht, 2018 – Teherani dhe një numër qytetesh të tjera që përfshijnë Kazerun, Bandar Abass, Isfahan, Abhar, Shush dhe Qazvin kanë qenë skena grevash e protestash të shtunën dhe të dielën.
Në Teheran, njerëzit dhe sidomos të rinjtë janë gjithnjë në ballafaqim me forcat represive anti-rebelim. Ata i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave në Bulevardin Enghelab në mënyrë që t’i kundërvihen forcave të sigurisë.
Vendasit në Bandar Abbas, porti kryesor i Iranit në jug, bënë një tubim jashtë stacionit shtetëror të TV/radio duke thirrur me slogane anti-regjim. Gjatë tre netëve të shkuara, protestuesit u mblodhen jashtë pazarit kryesor të qytetit dhe bënë demonstrata natën.
Në Isfahan, në tregun e pajisjeve shtëpiake, pronarët e dyqaneve i mbyllën dyqanet për të dytën ditë rresht. Ata po protestojnë kundër kushteve të rënda të jetesës, çmimeve të larta dhe vështirësisë së shitjeve në treg.
Të rinjtë e guximshëm të Abhar bënë demonstratë të shtunën paralael me protestat e qyteteve të tjera, duke thirrur me slogane anti-regjim. Qytetet Teheran, Karaj, Qom, dhe Shiraz ishin skena të tubimeve masive të shtunën mbrëma.
Punonjësit e Kompanisë së Kallam Sheqerit të Khuzestan në qytetin Haft Tappeh mbajtën një tubim proteste të dielën për të tretën ditë rresht. Duke protestua jashtë zyrës së menaxherit të kompanisë, këta punonjës kërkonin pagesat që i takojnë dhe pensione të tjera.
Kohët e fundit janë shtuar edhe protestat e punojnësve të hekurudhave. Me numrin që shkon deri në 7,000, këta punojnës që përfshijnë personelin teknik të hekurudhës Abniye, së bashku me punonjës nga Hormozgan, stacioni Abu Moslem e të tjerë, të gjithë po kërkojnë përgjigje për kërkesat e tyre të bëra kohë më parë.
Hormozgan – Punëtorët e hekurudhës në grevë
Në Qazvin, shoferët e kamionëve mbajtën grevën e tyre në terminalin e ngarkimit të qytetit. Kjo grevë mbarëkombëtare ka vazhduar për 14 ditë rresht tashmë dhe është përhapur në mbi 140 qytete të ndryshme në të 31 provincat e Iranit.
5 gusht-Kazerun, Iran, protestuesit thërrasin me slogane anti-regjim në Rr. Shohada
Në Kazerun, njerëzit po thërrasin me slogane kundër inflacionit dhe çmimeve të larta dhe po i nxisin bashkëqytetarët e tyre t’u bashkohen protestave. Ata thërrasin gjithashtu “Reformistë, principalistë, loja mbaroi,” duke i refuzuar të dyja grupet rivale brenda regjimit iranian. Kazeruni është qyteti më i fundit që u është bashkuar protestave. Ky qytet ka patur trazira në muajt e fundit, sidomos në maj, kur protesta kundër ndarjeve territoriale çoi në përplasje midis njerëzve dhe forcave të sigurisë.
Në Teheran, protestuesit u mblodhën në Theatr-e Shahr përsëri për të protestuar kundër regjimit. Në Rrugën Enghelab, protestuesit po përplasen me forcat e sigurisë dhe u kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave në mes të rrugës. Ka protesta edhe në rrugën e Karegar-it Jugor.
Shpërndaje: