E shtunë, 18 Mars 2017
Me fillimin e pranverës dhe të Vitit të Ri iranian, në mes të vështirësive ekonomike brenda vendit, dhe shoqatave të diasporës në mbarë botën, qytetarët iranianë festojnë me shpresën se i pret një vit i mbarë, viti i fundit i mullahëve. Shkroi Hassan Mahmoudi në një artikull të publikuar nga “American Thinker” më 15 mars, 2017. Ai vazhdon si më poshtë:
Novruzi shënon ditën e parë të kalendarit iranian dhe përkon me ditën e parë të pranverës. Njerëzit marrin pjesë në festimet e Novruzit dhe festivalin tradicional iranian të pranverës. Kjo fillon në momentin e saktë të ekuinoksit të pranverës. Ekuinoksi i Pranverës së 2017 në hemisferën veriore do të jetë në 11:28 të paradites së të hënës, më 20 mars.
Darka tradicionale persiane e Vitit të Ri përfshin krijimin e “Haft-Seen,” Tryeza zbukurohet me lule, një tas të kuq, një pasqyrë, qirinj, vezë të pikturuara, Kuranin e Shenjtë, dhe shtatë ushqime që fillojnë me shkronjën ” S “ose fjalën” seen “në alfabetin Pers.