E Premte, 17 Mars 2017
Gilbert Mitterrand, i biri i ish-Presidentit francez Francois Mitterrand, u takua me Maryam Rajavin më 2 mars 2017, në Tiranë, Shqipëri.
Ai shoqërohej nga Michel Joli, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit Danielle Mitterrand, France Libertés, dhe drejtori ekzekutiv i fondacionit, Emmanuel POILANE.
- Mitterrand shprehu urimet e tij për suksesin e madh të rezistencës së Iranit në zhvendosjen e luftëtarëve të PMOI-t nga Kampi i Lirisë në Shqipëri, duke e përshkruar atë si një hap të madh në rrugën drejt çlirimit të popullit iranian nga zgjedha e diktaturës.
Ata diskutuan perspektivat e ndryshimit në Iran dhe zhvillimet e fundit politike.
- Mitterrand shprehu kënaqësinë e tij gjatë takimit me anëtarët e PMOI nga Kampi i Lirisë dhe tha se ishte i impresionuar nga rezistenca e tyre 14-vjeçare nën presione nga më të fortat dhe vendosmërinë e tyre për fitore.
- Mitterrand u tregoi një grupi luftëtarësh të PMOI-t për lidhjen mes Danielle Mitterrand dhe Maryam Rajavit. Ai tha: “Lufta e Maryam Rajavit i ringjalli nënës time kujtimet e rinisë. Ajo gjeti mendimet e saj tek Myryam. Vlerat e saj të lidhjes që ju i keni mbrojtur dhe modeluar. Maryam Rajavi është një shembull dhe model i këtyre vlerave.
Burimi: http://www.maryam-rajavi.com/en/activities/meetings/item/gilbert-mitterrand-meets-maryam-rajavi-in-tirana