Saturday, September 7, 2024

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 6 gusht, 2018

 

  • Pompeo: Sanksionet do të shtrëngohen derisa Irani ‘të sillet si vend normal’

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u betua të dielën se Shtetet e Bashkuara do të “imponojnë sanksionet” që po rivendosin pas daljes së Presidentit Donald Trump nga pakti bërthamor i 2015-ës.

Që nga 0401 GMT të martën, qeveria e Iranit nuk mund të blejë më bankënota amerikane dhe sanksione të gjera do të godasin industritë iraniane, duke përfshirë eksportin e qilimave.

  • Karaj, Iran: Forcat represive vrasin një të ri; arrestojnë një numër protestuesish

Të premten, më 3 gusht, një i ri nga Karaj, Reza Otadi, u qëllua për vdekje nga forcat e regjimit gjatë demonstratave në qytet, dhe një numër i madh protestuesish u arrestuan.

Të shtunën mbrëma, më 4 gusht, Agjensia e Lajmeve Fars e Gardës Revolucionare tha: “Gjatë trazirave të mbrëmshme në Karaj, një person u qëllua për vdekje nga individë të panjohur, dhe 20 të tjerë u arrestuan. Sipas vrojtimeve në terren të reporterëve të Fars, këtë herë, udhëheqësit e protestave ishin gra.”

  • Dita e Katërmbëdhjetë e Grevës së Shoferëve në Qytetet e Iranit

Raundi i dytë i greves së shoferëve të kamionëve i cili filloi më 23 korrik në qytete të ndryshme të Iranit, vazhdoi për të katërmbëdhjetën ditë sot, të dielën, 5 gusht, 2018.

Greva mbarëkombëtare e shoferëve të kamionëve rifilloi edhe njëherë pasi shoferët refuzuan të ngarkoheshin në mënyrë që të protestonin mospërfilljen ndaj kërkesave të tyre nga ana e qeverisë, kërkesa që kanë të bëjnë me kostot e larta të pjesëve të këmbimit, të sigurimit të pensionit, komisionet e larta si dhe kërkesa të tjera.

Greva e shoferëve, e cila filloi më 23 korrik, është përhapur në mbi 140 qytete dhe 31 provinca të Iranit.

  • Homa Soltani, 30, pati një goditje zemre dhe vdiq më 3 gusht, 2018.

Homa ishte njëra nga dy vajzat e avokatit të mirënjohur të të drejtave të njeriut, Abdol-Fattah Soltani, i cili ka qenë i burgosur për shtatë vjet për shkak të mbrojtjes së viktimave të pafajshme të regjimit klerikal. Atij i është dhënë një leje e përkohshme për të qëndruar pranë familjes në këtë hidhërim të madh.

Soltani përfaqësonte të burgosurit politikë dhe ka mbrojtur disa raste kontroversale, përfshirë rastin e vrasjes së gazetares iraniano-kanadeze Zahra Kazemi. Pasi u arrestua disa herë në 2005 dhe 2009, Soltani-t iu dha një dënim 13-vjeçar me burg në 2011-ën dhe iu hoq e drejta për të praktikuar profesionin e tij për 20 vjet. Amnesty International e ka emërtuar të burgosur të ndërgjegjes dhe e ka quajtur “njëri nga mbrojtësit më të guximshëm të të drejtave të njeriut në Iran.”