Iranianët në Kanada dhe në vende të ndryshme europiane kanë shprehur solidaritetin e tyre me protestuesit dhe kryengritësit në Iran, duke mbajtur tubime dhe demonstrata. I fundit i kësaj serie u mbajt në Amsterdam, Gothenburg,Vienë, Toronto, Kopenhagen, Otava.
VIENË, Austri. Një numër mbështetësish të Rezistencës Iraniane shprehën solidaritet me kryengritjen brenda Iranit duke bërë një demonstratë në qendërn e qytetit; ata mbanin banderola ku shkruhej: Unë do ta rrëzoj regjimin.
MONTREAL, Kanada. Mbështetësit e Rezistencës Iraniane shprehën solidaritet me kryengritjen e popullit iranian duke u mbledhur në qendër të qytetit.
KOPENHAGEN, Danimarkë. Mbështetësit e Rezistencës Iraniane bënë demonstratë në qendrën e qytetit dhe shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me protestat mbarëkombëtare në Iran; ata thërrisnin: Slogani i çdo iraniani është, Vdekje Khamenei-t dhe Rouhani-t.