A Është Populli Iranian në Mes të një Revolucioni?

401

Situata në iran po evolon me shpejtësi. Që nga fundi i vitit të shkuar, populli i Iranit ka dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të korruptuar e shtypës që ka sunduar për gati 40 vjet. Kryengritja qe më e përpiktë se çdo kryengritje e mëparshme. Njerëzit e kanë bërë fare të qartë se duan ndryshim regjimi.

Gjatë fundjavës, në ditët përpara rivendosjes së sanksioneve të rënda amerikane, mijëra njerëz dolën në rrugë duke kërkuar ndryshim. Ata dëgjoheshin tek thërrisnin “vdekje diktatorit” dhe është raportuar të paktën një vdekje.

Të varfërit në Iran po bëhen gjithnjë e më të varfër. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata detyrohen të shohin liderët e korruptuar tek plaçkitin pasurinë e kombit. Për më tepër, njerëzit nuk mund t’i shprehin shqetësimet e tyre pa u përballur me forcat shtypëse të cilat përdorin dhunën për t’i bërë të heshtin.

Megjithatë, populli nuk do të heshtë. Ata rrezikojnë të bëhen viktima të dhunës, arrestimit, torturës, burgosjes, madje edhe të ekzekutimit, për të dalë në rrugë dhe për të tentuar ta marrin të ardhmen në duart e tyre.

Rezistenca po rritet çdo ditë sepse populli e di që nuk mund të vazhdohet më në të njëjtën rrugë. Jeta nën regjimin iranian nuk do të ndryshojë kurrë – ata do të jenë gjithnjë të shtypur dhe nuk do ta kenë kurrë të mundur të gëzojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Udhëheqja e Iranit është e korruptuar në të gjitha nivelet dhe po bie në copa. Për muaj të tërë, grupet e ndryshme brenda regjimit nuk kanë mundur t’i fshehin kundërshtimet midis tyre dhe është e qartë se udhëheqësit e vendit nuk kanë një vizion koherent.

Nuk janë vetëm klasat e varfra e punëtore që po ndikohen nga kriza ekonomike në Iran. Klasat e mesme që kanë patur një jetesë goxha të mirë po bëhen gjithashtu gjithnjë e më të varfëra. Çmimet po rriten dhe kursimet e njerëzve po shkojnë dëm.

Regjimi e ka të pamundur t’u përgjigjet nevojave të popullit dhe vazhdon të mos i përfillë problemet madhore të cilat kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Ai refuzon ta lërë Sirinë dhe të ndalojë mbështetjen e grupeve të shumta proksi në rajon, të cilat i financon.