E shtunë, 05 gusht 2017 15:09
NCRI – E burgosura politike, Atena Daemi, e cila po vuan dënimin në Burgun e Evinit, u padit rishtazi nga drejtori dhe kreu i infermierisë për “prishjen e qetësisë në burg ” me grevën e saj të urisë.
Të hënën, më 26 korrik, aktivistja e të drejtave të njeriut, Atena Daemi u transferua nga godina e burgut të grave, në degën 4 të gjykatës së Evinit.
Hetuesi e informoi Atena Daemin se autoritetet e burgut kanë ngritur padi kundër saj. Atena Daemi u informua mbi krimet e pretenduara të ” prishjes së qetësisë në burg ” dhe “ofendimit të rojeve të burgut”.