Saturday, July 27, 2024

Gjermania mbështet sanksionet e SHBA kundër regjimit të Iranit

E diel, 05 shkurt 2017

 

NCRI – Ministri i Jashtëm gjerman insistoi se Irani ka shkelur në mënyrë flagrante disa marrëveshjeve ndërkombëtare me provën e raketave balistike. Ai pastaj mbështeti sanksionet e SHBA-së, duke thënë se kjo masë është mjaft e përshtatshme.

Sigmar Gabriel tha: “Provat e raketave balistike të kryera nga regjimi iranian shkelin në mënyrë të qartë rezolutat ndërkombëtare, megjithatë, këto sanksione nuk do të kenë efekt në marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Iranin.”

Vlen të përmendet se 13 individë dhe 12 subjekte janë shtuar në listën e sanksioneve në lidhje me Iranin të premte më 3 shkurt 2017 me urdhër të Departamentit Amerikan të Thesarit duke qenë se ata janë të lidhur me programin e raketave të regjimit iranian dhe Forcën terroriste Kuds.