E shtunë, 04 shkurt 2017
NCRI – Gjykata Penale e provincën perëndimore të Lorestanit në Iran, dënoi një burrë dhe një grua të akuzuar për të ashtuquajturën “lidhje joetike” me dënimin kapital mesjetar të vdekjes me lapidim.
Sipas vendimit të Gjykatës Penale Dega 1, të Provincës së Lorestanit, dënimi i “vdekjes me lapidim ‘është lëshuar, për z KH. A dhe znj S-M.Th, njoftoi më 2 shkurt 2017, faqja shtetërore e internetit e quajtur Kashkan.
Vlen të përmendet se Amnesty International në fillim të këtij viti në janar, i ka tërhequr vëmendejen diktaturës së mullahëve dhe i ka bërë thirrje qeverive dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të dënuar këto krime.
Në një deklaratë, Amnesty International ka shkruar: “Përdorimi i vazhdueshëm i dënimeve mizore dhe çnjerëzore, duke përfshirë fshikullimet, gjymtimet dhe verbimin me forcë gjatë vitit të kaluar në Iran, nxjerr në dritë sensin krejtësisht brutal të drejtësisë të autoriteteve.”