Shoferëve dhe pronarëve të kamionëve në Ishafan, Iran, iu bashkuan në ditën e dytë të grevës së tyre turma të mëdha njerëzish, sidomos të rinj, të mërkurën, më 1 gusht, kur marshuan në rrugët kryesore të qytetit.
Shoferët grevistë dhe mijëra mbështetës të tyre po protestojnë kundër çmimeve shumë të larta, ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë, korrupsionit të shfrenuar, ndërhyrjeve në rajon, si dhe kundër politikave çnjerëzore shtypëse të Regjimit në distriktin industrial Amirkabir (të riemëruar së fundmi si Shapour i Ri) të qytetit.
Turma marshuese, që përfshinte shumë pronarë dyqanesh që i kanë mbyllur dyqanet e tyre, thërriste me slogane anti-regjim teksa marshonte, duke përfshirë:
- “Vdekje çmimeve të larta, vdekje papunësisë”
- “Vdekje diktatorit”
- “Zyrtarë të paaftë, jepni dorëheqjen, jepni dorëheqjen”