Protestat në Shapour, Isfahan, në Iranin Qendror, Vazhdojnë Kundër Korrupsionit dhe Ekonomisë së Përkeqësuar

464

 Të mërkurën, për të dytën ditë rresht, populli i Isfahan u mblodh kundër korrupsionit të regjimit iranian dhe situatës së përkeqësuar ekonomike.

Përplasjet vazhdojnë midis protestuesve dhe forcave shtetërore të sigurisë, siç shihet në videot nga Shapour. Një njësi forcash sigurie tentoi të sulmonte protestuesit, por u tërhoq kur ata rezistuan. Atëherë, u hodh gaz lotsjellës mbi protestuesit.

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Znj. Maryam Rajavi, ka përgëzuar popullin e Isfahan për rezistencën e tij dhe ka thënë se ata janë “duke lajmëruar ardhjen e lirisë së tokës së tyre të pushtuar nga tirania fetare e mullahëve.”

 

Sot, bota mund të shohë se zëri i iranianëve nuk mund të heshtet pavarësisht shtypjes masive, dhe se kryengritjet e tyre do të vazhdojnë deri në fitore. Këto janë zjarret flakëruese të një rezistence me mbi 100,000 martirë, që digjen nëpër rrugë pas dyzet viteve.