Friday, March 29, 2024

Dita e Dytë e Kryengritjes në Isfahan, me Thirrje Vdekje Diktatorit, Khamenei, Turp të Kesh! Ik nga Vendi!

Maryam Rajavi: Përballja e të rinjve me forcat shtypëse, lajmëron lirinë e vendit nga kthetrat e mullahëve

Njerëzit në distriktin Shapour i Ri të Isfahanit vazhduan kryengritjen kundër regjimit klerikal për të dytën ditë rresht duke thirrur Turp të kesh Khamenei, lëre vendin rehat; vdekje diktatorit; mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë; armiku ynë është këtu, më kot thonë se është Amerika.

Rojat anti-rebelim dhe forca të tjera represive sulmuan demonstruesit dhe tentuan t’i shpërndanin njerëzit duke u hedhur gaz lotsjellës. Të rinjtë u përballën me forcat shtypëse dhe dogjën goma makinash për të neutralizuar gazin lotsjellës. Në disa rrugë, forcat represive u tërhoqën në mënyrë të pashmangshme.

Rrugë të ndryshme, duke përfshirë kryqëzimet Amir Kabir, Moshir ul-Dowleh, Danesh, dhe Hezardastan, u kthyen në skena të përballjes së të rinjve të Isfahan me agjentët e shtypjes. Nga cepa të ndryshëm të lagjes Shapour i Ri, ngrihen zjarre dhe tym i rëndë dhe rrugët janë plot me gurë e tulla.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, i ka përgëzuar njerëzit trima të Isfahanit dhe kryengritjen e tyre të guximshme kundër tiranisë së mullahëve, dhe ka thënë: “Të rinjtë e guximshëm e krenarë të cilët po luftojnë me gazin lotsjellës dhe me brutalitetin e forcave shtypëse në Shapour-in e Ri, janë lajmëtarët e çlirimit të atdheut nga kthetrat e regjimit brutal që ka pushtuar Iranin në emër të fesë”. Ajo i bëri thirrje publikut, sidomos të rinjve, që t’i mbështesin kryengritësit në Isfahan, Karaj dhe Shiraz.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
1 Gusht, 2018