E martë, 27 qershor 2017
Thirrje për veprim urgjent për të parandaluar shkatërrimin e provave të masakrës së vitit 1988
Gjatë ditëve të fundit, regjimi i mullahëve në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, ka nisur një fushatë të vandalizimit të varreve të pjesëtarëve të Organizatës Popullore të Moxhahedinëve të Iranit (PMOI / MEK) të ekzekutuar në vitet 1980, veçanërisht ato të masakruar gjatë verës së vitit 1988. Këto varre të shkatërruara ishin në varrezën e luginës Rahmat.
Deri më tani, janë vandalizuar varret e 75 martirëve, përfshirë ato të Akbar Choopani-t dhe Soraya Abolfat’hi-t, të cilat u ekzekutuan ndërkohë që ishin shtatzanë.
Inteligjenca iraniane ka drejtuar masat e marra duke vendosur 10 centimetra çimento dhe duke niveluar tokën në varreza për të shkatërruar të gjitha dëshmitë e kësaj varreze të martirëve. Ata gjithashtu kanë vendosur një tabelë ku lexohet “Nivelim i bllokut të fëmijëve” dhe ka instaluar gurë varresh në zonën ku është derdhur çimento, për të shmangur çdo shenjë të shkatërrimit të varreve.