Saturday, July 27, 2024

Deklaratë nga 265 deputetë të Parlamentit Evropian që dënojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran

E hënë, 26 qershor 2017 

Deklarata e 265 anëtarëve të parlamentit evropian, duke përfshirë 4 zëvendëspresidentë dhe 23 kryetarë të komisioneve dhe delegacioneve të ndryshme, dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran në prag të tubimit madhështor të Rezistencës iraniane në Paris dhe bën thirrje për formimin e një komisioni hetimor për të hetuar masakrën e të burgosurve politikë në Iran dhe për dërgimin e autorëve të krimeve kundër njerëzimit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Deklarata gjithashtu bën thirrje për futjen e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) në listën e zezë si një organizatë terroriste.Komunikatë për shtyp – për publikim të menjëhershëm – 26 qershor 2017

Gérard Deprez: 265 eurodéputés condamnent les violations des droits de l'homme en Iran

Bruksel – 265 deputetë të Parlamentit Evropian dënojnë abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran

Thirrje për futjen e  Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) në listën e zezë

Sot shpallim mbështetjen e 265 anëtarëve të Parlamentit Europian për një deklaratë të përbashkët mbi të drejtat e njeriut në Iran. Kolegët e mi që kanë nënshkruar këtë deklaratë janë nga të gjitha grupet politike dhe tendencat në Parlamentin Europian. Ato përfshijnë 4 nënkryetarë të parlamentit dhe 23 kryetarë Komitetesh dhe Delegacionesh. Kjo tregon qartë se kur kemi të bëjmë me çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut, shtypjes së grave dhe pakicave dhe mbështetjen që regjimi iranian i jep terrorizmit, jemi të gjithë të bashkuar.

Kohët e fundit, regjimi iranian bëri zgjedhje presidenciale. Sipas pikëpamjes tonë këto ishin zgjedhje falso, sepse nuk kishte kandidatë opozitarë dhe njerëzit thjesht patën mundësinë e zgjedhjes midis disa mullahëve të lartë. Hassan Rouhani i cili po fillon mandatin e tij të dytë, nuk është i moderuar apo reformist. Gjatë 4 viteve të para, Irani ishte shteti numër një në botë për numrin më të lartë të ekzekutimeve për banorë.

Ministri i Drejtësisë së Rouhanit është një vrasës i vetë-pranuar i cili ka qenë anëtar i Komitetit të Vdekjes, që urdhëroi ekzekutimet e mbi 30 mijë të burgosurve politikë në  vitin 1988, kryesisht nga opozita kryesore PMOI.

Prandaj, në deklaratën tonë i kemi bërë thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit për të Drejtat e Njeriut që të ngrenë një komision hetimor mbi masakrën e të burgosurve politikë të vitit 1988 në Iran.

I kemi bërë thirrje qeverive tona evropiane që të kushtëzojnë marrëdhëniet e tyre me Iranin me ndalimin e ekzekutimeve dhe një progres të qartë të të drejtave të njeriut dhe të drejtat e grave.

Gjithashtu, jemi shumë të shqetësuar për rolin destruktiv të regjimit iranian në rajon. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) janë kryesisht aktive në Siri dhe Irak dhe duhet të vendosen në listat e zeza ndërkombëtare.

IRGC gjithashtu drejton pjesën më të madhe të ekonomisë iraniane. Pra kompanitë tona evropiane që dëshirojnë të nënshkruajnë marrëveshje ekonomike me Iranin, rrezikojnë që të kenë të bëjnë në mënyrë direkte dhe indirekte me IRGC, e cila është me të vërtetë një organizatë terroriste.

Për të shprehur solidaritetin tonë me opozitën demokratike iraniane, do të marr pjesë në tubimin e IRANI i LIRË në Paris në 1 korrik, ku do të paraqes mbështetjen e 265 anëtarëve të Parlamentit Europian për këtë deklaratë të përbashkët. Inkurajojmë fuqimisht qeveritë tona evropiane dhe BE të ndjekin deklaratën tonë.

Gérard Deprez, Eurodeputet

Presidenti, Miqtë e një Irani të Lirë

Parlamenti Evropian