Saturday, July 27, 2024

Të burgosurit politikë mbështesin tubimin e madh të Rezistencës Iraniane më 1 korrik 2017

E martë, 27 qershor 2017

NCRI – Një grup të burgosurish politikë të Gohardasht-it, Evin-it dhe Teheranit, në një letër, njoftuan mbështetjen e tyre për tubimin e madh të Rezistencës iraniane, e cila do të mbahet në Vilpant të Parisit më 1 korrik 2017.

Letra titullohet “Një Iran i vogël në Paris -Villepinte”. Në një pjesë të letrës shkruhet:

“Pjesëmarrësit e huaj të këtij tubumi mund të kenë motive të ndryshme, por ky tubim nënkupton diçka të veçantë për të burgosurit, zërat e të cilëve nuk mund të dëgjohen … Ky tubim është reagim ndaj shtypjes, pasivitetit dhe propozimeve të paqëndrueshme … tubimi i Rezistencës iraniane është një rrufe në qiellin e pasivitetit, dëshpërimit dhe amullisë. Shpresat, dëshirat dhe alternativat tona nuk inkurajojnë vetëm iranianët e mirë jashtë dhe brenda Iranit, por gjithashtu nxisin ndërgjegjen e pastër të Lindjes së Mesme, Evropës dhe SHBA-së si dhe të njerëzve të varfër. Për më tepër, çfarë mund të jetë më premtuese për një person të burgosur dhe të privuar se të shohë ata, zemrat e të cilëve rrahin për Iranin dhe aspiratën e tij?

Nuk na kanë harruar; përkundrazi, janë britma e iranianëve, që kërkojnë një “Iran të lirë”, një “Iran Demokratik”. Ata janë përfaqësuesit e vërtetë të iranianëve; Por jo ata të cilëve Bashkësia Ndërkombëtare u imponon sanksione për luftënxitje dhe lëshime raketash. Përshëndetjet tona nga burgu për të gjithë njerëzit trima që paraqesin fytyrat reale, demokratike, serioze, aktive, koherente dhe të pamposhtura të iranianëve në botë. Përshëndetja jonë është me të vërtetë vetëm një grimcë.

Të burgosurit politikë të Gohardasht-it, Evin-it dhe Burgut Qendror të Teheranit, korrik 2017. “