SHBA do ta Mbajë Përgjegjës Regjimin Iranian për Sulmet ndaj Interesave Amerikane

424

 

Kreu në detyrë i mbrojtjes në SHBA është betuar se do ta konsiderojë Regjimin Iranian “përgjegjës për çdo sulm mbi forcat apo [interesat] amerikane” ndërsa SHBA e rrit presionin mbi këtë vend të Lindjes së Mesme duke dërguar në rajon një grup beteje me aeroplanmbajtëse.

Patrick Shanahan, sekretari në detyrë i mbrojtjes, postoi në Twitter më 6 maj: “I bëjmë thirrje regjimit iranian që t’i ndalë të gjitha provokimet. Do ta konsiderojmë regjimin iranian përgjegjës për çdo sulm mbi forcat amerikane apo mbi interesat tona.”