Thursday, March 28, 2024

TV Al-Arabiya: Maryam Rajavi beson se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shpërbërjes së regjimit aktual në Iran

E hënë, 28 nëntor 2016

Të shtunën, 26 nëntor, TV Al-Arabiya publikoi një raport lidhur me një konferencë të mbajtur të shtunën në Paris.
Raporti thotë: “Figurat politike dhe organizatat juridike kërkuan dërgimin e çështjes së rritjes së numrit të ekzekutimeve në Iran në gjykatat ndërkombëtare. Ata po ashtu e vunë theksin edhe tek ndjekja e autoriteteve iraniane që kryen vrasjet dhe ekzekutimet masive”.

Në samitin e mbajtur në Paris, Komiteti francez i “një Irani demokratik” dhe komiteti i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Iran i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur fushatën globale për gjykimin dhe ndjekjen penale të regjimit iranian që ka ekzekutuar mijëra iranianë.
Presidentija e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Maryam Rajavi deklaroi se shpërbërja e regjimin aktual iranian është zgjidhja e vetme. Ajo theksoi se populli iranian duhet të mbështesë rezistencën e sirianëve në Aleppo.
Figurat politike dhe anëtarët e parlamentit të BE-së, opozita siriane, organizatat ligjore ndërkombëtare dhe iranianë morën pjesë në këtë takim dhe bënë thirrje për dërgimin e rastit të Iranit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ish senatorja dhe aktivistja anti-korrupsion, Ingrid Betancourt tha: ” Në Iran dhe në disa vende të tjera duhet të bëhet drejtësi ndërkombëtare. Duhet t’i bëjmë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të ndjekur penalisht ata që shkaktojnë vrasje dhe ekzekutime në Iran.”.
TV Al-Arabiya shtoi: “pasi u liruan, dy iranianë anti-regjim mundën të arratisen nga Irani. Ata kanë dëshmuar incidentet e tmerrshme që kanë ndodhur në burgjet e Iranit.”.
Studenti aktivist, Shabnam Madadzadeh tha: “Jam këtu për të përcjellë zërin e iranianëve, si dhe të nënave që qenë dëshmitare të ekzekutimit të fëmijëve të tyre nga ana e regjimit iranian”.
Al-Arabiya shtoi: “fushata globale ka filluar disa muaj më parë në përpjekje për të ndjekur penalisht regjimin iranian dhe kjo është bërë përmes tubimeve për të plotësouar kërkesat ligjore dhe politike të njerëzve.”
Anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI, Musa Afshar deklaroi: “subjeketet juridike që marrin pjesë në takimin kanë një pushtet të konsiderueshëm për të ndjekur penalisht kriminelët e luftës, si dhe autorët e krimeve kundër njerëzimit”.
Siç raporton Al-Arabiya, figurat politike pjesëmarrëse u fokusuan në nevojën për të rishikuar politikën amerikane që ka shkaktuar shkatërrim në Irak, Siri, Jemen dhe vendet e tjera të rajonit.
Figurat politike dhe ligjore bënë thirrje për dërgimin e rastit të rritjes së numrit të ekzekutimeve në Iran në gjykatat ndërkombëtare. Ata gjithashtu kërkuan një hetim të pavarur në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, në mënyrë që t’i jepet fund mosndëshkimit të klerikëve iranianë që ishin të përfshirë në ekzekutimet masive, si dhe në shtrirjen e luftërave në vendet fqinje.