E hënë, 28 nëntor 2016
NCRI – Një anëtar i Mexhlisit të regjimit iranian (Parlamentit), i cili bëri thirrje për publikimin e raportit mbi llogaritë bankare të kreut të Gjyqësorit të regjimit, Sadegh Larixhani, iu shpëtoi agjentëve të cilët ishin dërguar në shtëpinë e tij për ta arrestuar.
Mahmoud Sadeghi, publikoi lajmin me telegram më 27 nëntor. Ky anëtar i parlamentit të regjimit iranian në një intervistë me agjencinë e lajmeve shtetërore ILNA më 27 nëntor tregoi përpjekjen e agjentëve të regjimit për ta arrestuar atë dhe tha: “Rreth një orë më parë kur po kthehesha në shtëpi, agjentët kishin një urdhër dhe u përpoq të më arrestonin … Duke pasur parasysh se kjo është në kundërshtim me ligjin që rregullon sjelljen e deputetëve, rezistova dhe hyra në shtëpi. Megjithatë, agjentët janë ende duke pritur përballë shtëpisë. “
Shtetërorja Entekhab gjithashtu shkroi në natën e të dielës, 27 nëntor: “Pas përpjekjes për të arrestuar Mahmoud Sadeghin, një numër deputetësh shkoi në shtëpinë e këtij anëtari të parlamentit.”
Ali Motahari, zëvendës kryetari i parlamentit të regjimit, gjatë një fjalimi po atë natë goditi përpjekjen e gjyqësorit të regjimit për të arrestuar Mahmoud Sadeghin dhe tha: “Jemi dëshmitarë se si një përfaqësues që kritikon gjyqësorin akuzohet menjëherë. Ndërkohë që ai vetëm kërkonte një shpjegim në lidhje me një çështje, ja se si trajtohet”.
Përveç kësaj, Massoud Pezashkiani, një tjetër zëvendës kryetari i parlamentit të regjimit, tha lidhur me këtë: “Veprimi i natës për të arrestuar Mahmoud Sadeghin pa informuar parlamentin është para së gjithave mosrespektim i parlamentit. Do ta ndjekim këtë çështje … “
Jo shumë kohë më parë, Mahmoud Sadeghi kërkoi shpjegim në lidhje me llogaritë bankare të kreut të Gjyqësorit të regjimit iranian. Ai tha në parlament: “Çfarë ligji lejon që fondet publike të depozitohen në llogaritë personale” Ai i kërkoi Sadegh Larijanit, shefit të gjyqësorit të regjimit, të publikojë një raport të rendimentit të 5 viteve të llogarive në fjalë dhe shpenzimet e interesave të tyre bankare “për transparencë dhe për të parandaluar abuzimin e vazhdueshëm nga të huajt”.