Saturday, July 27, 2024

Seminar në Senatin italian kundër valës së ekzekutimeve në Iran

E mërkurë, 30 nëntor 2016

NCRI – Më 22 nëntor 2016, u mbajt një seminar në Senatin e Italisë në panele të ndryshme kundër valës së ekzekutimeve në Iran. Gjatë seminarit, folësit refuzuan çdo zbutje dhe transaksion ekonomik me regjimin e mullahëve i cili mban rekordin botëror të numrit të ekzekutimeve. Pjesëmarrësit bënë thirrje gjithashtu për një masë vendimtare kundër valës së ekzekutimeve, si dhe ndërhyrjes terroriste të Iranit në rajon.

Në fillim të seminarit, anëtar i Senatit italian, senatori Lucio Malan deklaroi: “Situata e të drejtave të njeriut në Iran është përkeqësuar dhe nuk është e denjë për vendin tonë të përshëndesim dhe mirëpresim përfaqësuesit e një regjimi të tillë. Jam i kënaqur që Senati italian i është përgjigjur thirrjes sonë. “
Ish-ministri i Jashtëm italian, Giulio Terzy gjithashtu tha: “Pjesa kryesore e ekonomisë administrohet nga Garda Revolucionare e Iranit dhe kjo nuk mund të jetë pozitive për vendin tonë.”
Anëtari i Komisionit të Financave të Parlamentit të Italisë, Daniele Capezzone tha: “Ne mbrojmë demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Duhet të thyejmë heshtjen tonë dhe të trajtojmë çështjen e të drejtave të njeriut në Iran. “
Elisabetta Zamparutti nga forumi “Mos prekni Kainin” në fjalën e saj përmendi ekzekutimin masiv të 30.000 të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988. Ajo vuri në dukje se shumë nga ata që kryen vrasjen e të burgosurve janë tani në pushtet në Iran. Po ashtu i kërkoi kreut të lartë të politikës së jashtme të BE-së të marrë në shqyrtim çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran dhe, në veçanti, të ekzekutimeve dhe për t’i vënë këto çështje në qendër të negociatave me Iranin.
Anëtarja e Komisionit të Financave të Senatit italian, senatorja Anna Cinzia Bonfrisco theksoi: ” Nuk duhet të vendosim asnjë lidhje me një qeveri që vazhdimisht shkel të drejtat e njeriut.
Presidenti i Ligës Italiane për të drejtat e njeriut, Antonio Stango tha, nuk ekzistojnë zgjedhje në Iran, ka vetëm luftëra mes fraksioneve të regjimit. Profesori universitar i së drejtës, Ranieri Razzante shpjegoi se si regjimi është i përzier në pastrimin e parave në marrëdhëniet tregtare me vendet dhe brenda territorit të saj. Profesorja e marrëdhënieve ndërkombëtare në Itali, Daniele Caviglia theksoi se regjimi i mullahëve është duke ndërhyrë vazhdimisht në rajon dhe po vendos sundimin e tij mbi vendet. Drejtor i revistës “Geopolitico”, Dr. Luciano Tirinnanzi gjithashtu tha se ata që qeverisin Iranin përpiqen të vendosin dhe të zhvillojnë një politikë luftënxitëse në rajon. Dr. Aurelio Mancuso në fjalën e tij hodhi poshtë injorimin e shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga ana e regjimit iranian me pretekstin e marrëdhënieve tregtare. Ai tha se ekzekutimet dhe shtypja e përhapur e kundërshtarëve politikë dhe grave, në veçanti, vazhdojnë të ndodhin në Iran.
Në këtë takim, kreu i forumit të ” Siria e Lirë dhe Demokratike “, në fjalën e tij përmendi bashkëfajësinë e regjimit iranian në vrasjen e popullit sirian dhe vuri në dukje: “gjatë viteve të fundit, më shumë se 600 mijë sirianë janë vrarë dhe 10 milion njerëz janë zhvendosur. Ka më shumë se 5 milion emigrantë nga Siria”. Dr. Enrico Vandini gjithashtu tha se regjimi iranian ka shpenzuar miliarda dollarë për të ndihmuar regjimin e Asadit dhe ai luan një rol të rëndësishëm në vrasjen e sirianëve.