Friday, July 26, 2024

Tubimi Irani i Lirë në Paris: “Përpara me rezistencën iraniane, ndryshimi regjimit është i mundshëm “

E martë, 11 korrik 2017

 Marrin pjesë qindra zyrtarë të lartë, parlamentarë dhe personalitete të shquara nga 5 kontinente.

Tubimi i madh i iranianëve dhe i mbështetësve të rezistencës iraniane u mbajt në Paris të shtunën, më 1 korrik, në të cilën morën pjesë qindra zyrtarë të lartë, parlamentarë dhe personalitete të shquara nga më shumë se 50 vende nga pesë kontinente.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ishte oratorja kryesore. Ajo theksoi se e vetmja mënyrë për të çliruar popullin iranian nga tirania fetare dhe për të vendosur paqen dhe qetësinë në rajon është përmbysja e Velayat-e faqih (sundimi klerik absolut). Ajo theksoi se përmbysja e këtij regjimi është e domosdoshme, e realizueshme dhe e arritshme, dhe se ekziston një alternativë demokratike dhe një rezistencë e organizuar për ta rrëzuar atë. Znj. Rajavi shtoi se kjo alternativë demokratike po punon për të vendosur lirinë dhe demokracinë në Iran; ajo do të sjellë harmoni në grupe të ndryshme etnike; do t’i japë fund grindjeve dhe ndarjes midis shiitëve dhe sunive dhe do të eleminojë tensionet midis Iranit dhe fqinjëve të tij.

  • Mijëra anëtarë të PMOI që banonin në Shqipëri u bashkuan me tubimn e madh përmes satelitit.
  • Dhjetra figura politike folën në tubim:
  • Gilbert Mitterrand, kreu i Fondacionit France Libertes, përshëndeti pjesëmarrësit: “Prania juaj e gjerë këtu është si një referendum kundër regjimit klerikal dhe tregon aftësinë e kësaj rezistence për një ndryshim demokratik në Iran. Po ashtu duhet t’u përcjell Organizatorëve të këtij tubimi, mesazhin e mirënjohjes së Presidentit francez Francois Hollande (2012-2017) Ai ka thënë se do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje situatës së të drejtave të njeriut në Iran, për shkak të ftesës që keni bërë për të marrë pjesë në këtë tubim. “
  • Rudy Giuliani, ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut: “Së fundi, mund të them, dhe ndoshta mund ta them këtë me shumë autoritet, se qeveria e Shteteve të Bashkuara ju mbështet, jemi me ju, ne jemi dakord me vlerat tuaja … … regjimi është i keq dhe duhet të largohet. Irani i lirë. … Kemi një alternativë, dhe kjo alternativë jeni ju, është një alternativë demokratike, është një forcë për ndryshim, është e organizuar mirë. Ka një rrjet të gjerë mbështetësish. “
  • Newt Gingrich, ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A.-së: “Irani duhet të jetë i lirë, diktatura duhet të shkatërrohet, vetëpërmbajtja është zbutje, dhe zbutja është dorëzim. Synimi i vetëm praktik është mbështetja e një lëvizjeje për të çliruar Iranin. Çdo synim tjetër do të lërë një diktaturë që gjen mënyra për të arritur çdo marrëveshje dhe për të gjënjyer për gjithçka “.
  • Princi Turki Bin Faisal Al-Saud nga Arabia Saudite: “Ky tubim është një vend takimi për të gjithë iranianët që u larguan nga Irani për shkak të shtypjes së regjimit të Velayat-e Faqih, së bashku me përfaqësuesit e shumë vendeve në botë që kanë vuajtur nga terrorizmi i këtij regjimi, regjim që është sponsori më i madh i terrorizmit. Regjimi i Velayat-e Faqih duhet të eksportojë krizën për të mbijetuar, por viktima e parë e Khomeinit dhe e ithtarëve të tij është populli iranian. Përpjekjet tuaja për t’iu kundërvënë këtij regjimi janë të ligjshme dhe lufta juaj është për çlirimin e popullit iranian me të gjithë spektrin e tij nga arabët, kurdët, baluçët, azerit dhe farsët nga shtypja e Velayat-e Faqih “.
  • Ed Rendell, ish-Kryetar i Partisë Demokratike të SHBA dhe Guvernatori i Pensilvanisë: “Tani hapi tjetër është lirimi i Iranit. Të gjithë e dini mirë se ndryshimi i regjimit është në dorën e popullit të Iranit dhe kjo do të thotë ju, njerëzit që janë në Shqipëri, do të thotë disidentët iranianë në të gjithë globin, dhe kjo do të thotë disidentët iranianë në Iran, në Teheran dhe në të gjitha qytetet e ndryshme. Por Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të vendosura dhe ta mbështësin këtë lëvizje. Besojmë se do ta bëjmë. “
  • Joseph Lieberman, ish-senator amerikan dhe kandidat për zëvendës-president: “Kapitali, që nga viti 1979, i ekstremizmit dhe terrorizmit islamik ka qenë në Teheran nën këtë regjim ekstremist dhe prandaj duhet të ikë. … Thjesht të folurit [rreth çka ndodhi me 30,000 iranianët, kryesisht pjesëtarë të MEK, të cilët u masakruan në vitin 1988], mbajtja e fotografisë së Zonjës Rajavi në vende publike, është shenjë e shqetësimit të njerëzve dhe rritjes së besimit te njerëzit se ndryshimi është afër. … Është koha që Amerika dhe shpresojmë se edhe disa nga aleatët tanë në Evropë do të japin çdo mbështetje të mundshme për ata që luftojnë për liri brenda Iranit “.
  • Bernard Kouchner, ish ministër i jashtëm i Francës: “Ndryshimi në Iran do të hapë rrugën për t’i dhënë fund ekstremizmit, ekstremizmit të lindur në emër të Islamit në të gjithë rajonin. Kjo nuk është për shkak se Islami është një bazë e mirë për terrorizëm, në vend të kësaj ata e përdorin Islamin si një mjet për ekstremizmin dhe vrasjen, prandaj roli juaj nuk është i nevojshëm vetëm për ndryshimet në Iran, por ndryshimi i Iranit është sigurisht fillimi i një ndryshimi të vërtetë për demokracinë në të gjithë rajonin “.
  • Tom Ridge, ish Sekretar i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara dhe Guvernatori i Pensilvanisë: “Bashkohemi me ju në solidaritet për të ngritur zërin tonë në mbështetje të një Irani të lirë, ndryshimit të regjimit dhe padyshim udhëheqjes së fortë dhe frymëzuese të Zonjës Rajavi … Ka vetëm një Organizatë popullore, të organizuar në mënyrë të shkëlqyer, që mund të ofrojë një alternativë demokratike ndaj regjimit ekzistues. Vetëm një grup me udhëheqje të provuar. Vetëm një grup me një vizion emocionues dhe të qartë për të ardhmen e Iranit. Një grup i udhëhequr nga një grua muslimane frymëzuese që pasqyron aspiratat e popullit iranian që kërkon një republikë sekulare me barazi gjinore, ndarjen e kishës nga shteti, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën paqësore me fqinjët e saj. Një Iran i ri, një forcë për të mirë, për të drejtat e njeriut, për stabilitetin dhe për paqe. “
  • John Bolton, ish-ambasador i SHBA në OKB: “Fakti është se regjimi i Teheranit është problemi qendror në Lindjen e Mesme … Ekziston një opozitë viabël ndaj sundimit të ajatollahëve dhe kjo opozitë është e përqëndruar sot në këtë sallë. … E kam thënë që prej më shumë se dhjetë vjetësh e deri në këto ngjarje që politika e deklaruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë përmbysja e regjimit të mullahëve në Teheran. Sjellja dhe objektivat e regjimit nuk do të ndryshojnë, prandaj zgjidhja e vetme është të ndryshojë vetë regjimi. Dhe kjo është arsyeja pse para vitit 2019 ne që jemi këtu do të festojmë në Teheran “.

Pandeli Majko, Deputet Ish-kryeministër I Shqipërisë: “Çdo vit kam ardhur këtu të paktën pesë vitet e fundit dhe kam dëgjuar, se ju kishit frikë për popullin tuaj në Kampin Ashraf dhe tani në emër të popullit shqiptar ne ndjehemi shumë të nderuar t’ju themi, se ata janë të sigurt, ata janë në besën tonë, në besën shqiptare. Ata janë pjesë e shtëpisë sonë dhe ne të gjithë së bashku jemi këtu për një arsye të thjeshtë. Fjalët janë fjalë, veprat dhe faktet flasin më shumë se fjalët. Veprat shqiptare  tregojnë, miqtë e mi, se të gjitha marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe iranianëve tani kanë një vlerë shumë të veçantë. Mbi 2700 njerëz që janë pjesë e familjes shqiptare, janë shtetas shqiptarë, ata janë refugjatë që kanë ardhur nga kampi Ashraf, por ata janë pjesë e familjes shqiptare.”

Elona Gjebrea, zv.Ministre e Brendshme e Shqipërisë: Është një nder i madh për mua që të marr pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Për herë të parë kam qënë këtu në vitin 2014, në atë kohë që qeveria shqiptare me kryeministrin Edi Rama dhe qeveria e mëparshme kishte pranuar 250 persona, por brenda një periudhë dy vjeçare ne kemi 2700 njerëz që jetojnë në Shqipëri. Ishte një operacion i madh me mbështetjen e Kryeministrit tonë, udhëheqësit tonë frymëzues, mbështetjen e partnerëve tanë që ne e ia dolëm. Po, ne ia dolëm. Pa asnjë incident të vetëm dhe në një mënyrë shumë të organizuar. Ne i mirëpritëm vëllezërit dhe motrat tona, që nuk janë një grup terrorist, por janë njerëz që luftojnë dhe punojnë për një demokraci më të mirë, për paqen.

 Fatmir Mediu, Kryetari I Partisë Republikane të Shqipërisë: Dhe ndërsa jemi mbledhur këtu nga anë të ndryshme të botës, unë dua të them vetëm, se nëse bota  do të kishte heshtur për atë që po ndodhte në Iran dhe në anë të tjera të botës, ndoshta problemet do të na kishin trokitur në pragun tonë. Tani është koha që të qëndrojmë të gjithë së bashku dhe të bëjmë më të mirën për Iranin e lirë dhe që të gjithë së bashku të punojmë për popullin e Irani.

  • Nasr al-Hariri, kryetar i grupit negociator të opozitës siriane: “Kushdo që është serioz në luftën kundër terrorit duhet të pozicionohet ndaj Teheran dhe përmbysjes së këtij regjimi fashist. Ky regjim duhet të vihet nën presion në nivel ndërkombëtar dhe në Kombet e Bashkuara, duke e dënuar atë për krimet e luftës dhe krimet e tij kundër njerëzimit, dhe duhet të largohet nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik “.
  • Gjykatësi Ted Poe, anëtar i Kongresit të SHBA: “Ka pasur sulme të panumërta në Kampin Ashraf dhe Kampin Liberty. IRGC ishte pas të gjitha këtyre sulmeve. Dhe unë kam paraqitur legjislacionin në Dhomën e Përfaqësuesve për ta emërtuar IRGC si një subjekt terrorist. Dhe do ta bëjmë këtë, mund t’ju siguroj. Ai shtoi: Rreth tridhjetë vjet më parë, Khomeini, vrau 30.000 njerëz, sepse ata ishin disidentë politikë, ata donin një ndryshim të regjimit, është koha që të kemi një ditë të shlyerjes së llogarisë për ata njerëz që janë vrarë. “
  • Sir David Amess, anëtar i Parlamentit Britanik: “Regjimi iranian është dobësuar mjaft, Mullahët janë shumë të izoluar brenda dhe jashtë vendit, në Iran, shoqëria është në një gjendje shpërthyese. Njerëzit bërtasin në rrugë për ndryshime. Opozita zyrtare e vendit, rezistenca iraniane, po zgjeron aktivitetet e saj brenda vendit. Në fushën ndërkombëtare ajo është shfaqur si e vetmja alternativë demokratike ndaj regjimit teokratik. Sot nuk duam të flasim për dënimin e krimeve të mullahëve, duam të flasim për ndryshim e regjimit, i cili më në fund është i mundshëm. Duam të flasim për një Iran të ardhshëm me planin dhjetë pikësh të Maryam Rajavit, i cili i jep lirinë dhe të drejtat e njeriut të gjithë njerëzve të Iranit “.
  • Giulio Terzi, ish-Ministër i Jashtëm italian: “Udhëheqësit dhe bizneset evropiane janë të keqkëshilluara tek rendin – duke rrezikuar veten – ndaj tregut iranian a thua Rouhani po e shndërron atë një El Dorado të ri: shumë shpesh partnerët e tyre janë të lidhur me IRGC .

Udhëheqësit botërorë duhet t’i drejtohen popullit iranian, komunitetit të emigrantëve: ata duhet t’i mbështesin ata, të mbështesin rezistencën iraniane, lirinë dhe dinjitetin njerëzor për të cilin iranianët po përpiqen. Mesazhi për mullahët duhet të jetë: Është koha që ata të largohen “.

  • John Baird, ish-Ministëri i Jashtëm i Kanadasë: “Në vend të angazhimit, përshtatjes dhe paqësimit, ka një mënyrë më të mirë. Ka ardhur koha që populli iranian të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e tij. Turma në këtë tubim sot është treguesi më i mirë i dëshirës së popullit iranian për të kërkuar një rrugë të re … Do të doja të falenderoja udhëheqjen e guximshme të të gjithë juve në këtë sallë sot dhe sidomos udhëheqjen e guximshme të zonjës Rajavi. “
  • Video dhe imazhe të fushatës së gjerë të të rinjve dhe mbështetësve të PMOI dhe Rezistencës iraniane në pjesë të ndryshme të Teheranit dhe së paku 50 qytete anembanë vendit në mbështetje të Tubimit të Madh në Paris me parullat “Liri, Barazi me Maryam Rajavin, “Vdekje Khameneit, Përshëndje Rajavit”, “Vdekje parimit të Velayat-e Faqih, Rroftë Ushtria Çlirimtare “, “Jo dënimi me vdekje”, “Përshëndesim Organizatën Popullore të Moxhahedinëve të Iranit”, “Barazi e të gjitha kombësive dhe ndjekësve të feve me Maryam Rajavin ” u transmetuan në këtë ngjarje. Të burgosurit politikë nga burgjet anembanë vendit duke marrë përsipër një rrezik të madh dërguan mesazhe të ndryshme nga burgjet, duke shprehur solidaritet me Tubimin e Madh, duke shprehur mbështetjen për ndryshimin e regjimit dhe për demokracinë dhe lirinë në Iran.
  • Zonja Rajavi vuri një kurorë në memorialin e 120.000 martirëve të lirisë.
  • Përveç dhjetëra folësve nga më shumë se 50 vende (lista e folësve është e bashkangjitur), disa senatorë dhe kongresmenë të SHBA, përfshirë Robert Menendez, anëtar i lartë i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Udhëheqësja e Pakicave Nancy Pelosi, Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Brendshme të Kongresit, Lordi Carlyle dhe Lordi Clarke nga Mbretëria e Bashkuar dhe senatori Gianluca Castaldi i Italisë, një numër i madh parlamentarësh të Parlamentit Europian, përfshirë nënkryetarin Ryszard Czarnecki, si dhe personalitete të vendeve të tjera shprehën solidaritetin e tyre duke dërguar mesazhe video në tubimin vjetor të Rezistencës iraniane.
  • Në prag të tubimit, 29 ish-zyrtarë të shquar amerikan shprehën solidaritetin e tyre me synimet e tubimit: “Nën udhëheqjen e Maryam Rajavit, një grua muslimane që mbron barazinë gjinore, që është antidot kundër fondamentalizmit dhe ekstremizmit islamik, [MEK] punon çdo ditë për të sjellë një republikë iraniane tolerante, jo-bërthamore, bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, që do të mbrojë të drejtat e të gjithëve. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, duke ndjekur rrugën e tij të gjatë që filloi më shumë se një gjysmë shekulli më parë, ka vizion, udhëheqje dhe kurajë për të udhëhequr rrugën drejt krijimit të një Irani të ri. Obligimi për t’iu kundërvënë këtij regjimi të korruptuar dhe të paligjshëm dhe të thotë “Mjaft më” qëndron vetëm tek populli iranian, por Bashkësia ndërkombëtare duhet të përmbushë përgjegjësinë e saj duke dënuar shtypjen e Mullahëve dhe duke përqafuar aspiratat e popullit iranian për një Iran të lirë dhe të begatë që pranohet dhe respektohet në të gjithë botën. Sot, bashkohemi me popullin iranian dhe kolegët nga shumë vende të tjera duke u zotuar për mbështetjen tonë për këtë kauzë të madhe “.
  • Përveç kësaj, deputetët nga vende të ndryshme bënë deklarata mbështetëse, duke përfshirë:

– Deklaratën e 265 anëtarëve të Parlamentit Evropian për dënimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Iran dhe duke bërë thirrje për emërtimin e IRGC si subjekt terrorist;

– Deklaratën e më shumë se 300 parlamentarëve nga Dhoma e Ulët dhe Dhoma e Lordëve të Britanisë së Madhe dhe 100  peshkopëve britanikë, për dënimin e masakrës së të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988 dhe në mbështetje të sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC);

– Një deklaratë nga 320 parlamentarë italianë, për dënimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988 dhe theksimin e nevojës për t’i nxjerrë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve;

– Një deklaratë nga më shumë se 100 parlamentarë polakë, për dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe valën e ekzekutimeve në Iran dhe mbi nevojën për të ndjekur penalisht autorët e saj;

– Një deklaratë nga shumica e Parlamentit të Maltës dhe një numër i madh parlamentarësh në Parlamentin rumun;

– Një deklaratë e një numri të laureatëve të çmimit Nobel në mbështetje të synimeve të Tubimit “Irani i Lirë”;