Tuesday, January 31, 2023

Pandeli Majko, Deputet Ish-kryeministër I Shqipërisë: foli në tubimin “Irani i Lirë” në Paris më 1 korrik

ju kurrën e kurrës nuk do të lodheni së pari. Ju do të prisni deri në fund

Të dashur miq, e di që jeni të lodhur, sepse e di që është shumë e vështirë të flasësh pas gjithë këtyre miqve të veçantë që folën më parë. Por më lejoni të them shkurt disa fjalë  në emër të delegacionit shqiptar. Së pari ne jemi shumë të nderuar, që kemi ardhur këtu në Paris në një event ​​kaq të veçantë ku Lindja dhe Perëndimi takohen nën ombrellën e shpirtit iranian dhe ne të gjithë së bashku ëndërrojmë për të ardhmen.

Çdo vit kam ardhur këtu të paktën pesë vitet e fundit dhe kam dëgjuar, se ju kishit frikë për popullin tuaj në Kampin Ashraf dhe tani në emër të popullit shqiptar ne ndjehemi shumë të nderuar t’ju themi, se ata janë të sigurt, ata janë në besën tonë, në besën shqiptare. Ata janë pjesë e shtëpisë sonë dhe ne të gjithë së bashku jemi këtu për një arsye të thjeshtë. Fjalët janë fjalë, veprat dhe faktet flasin më shumë se fjalët. Veprat shqiptare  tregojnë, miqtë e mi, se të gjitha marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe iranianëve tani kanë një vlerë shumë të veçantë. Mbi 2700 njerëz që janë pjesë e familjes shqiptare, janë shtetas shqiptarë, ata janë refugjatë që kanë ardhur nga kampi Ashraf, por ata janë pjesë e familjes shqiptare.

Siç e dini, disa ditë më parë në Shqipëri kanë qenë zgjedhjet, por në këtë grup, në këtë delegacion ju nuk do të kuptoni se kush ka fituar dhe kush ka humbur, kush ka qenë në pushtet dhe kush do të jetë në opozitë sepse, për kauzën tuaj, për të ndihmuar njerëzit tuaj, për të ndihmuar kampin Ashraf, në Shqipëri nuk ekziston opozitë. Këto janë fjalët që erdhën nga zemra e secilit prej nesh, por pamjet që keni parë në ekran ku  mijëra njerëz në Tiranë  duartrokasin fjalimet  sot këtu, flasin më shumë se çdo gjë, më shumë se çdo fjalim,  tregojnë të vërtetën atë  të vërtetë që ju kurrën e kurrës nuk do të lodheni së pari. Ju do të prisni deri në fund, sepse ju nuk jeni të mbijetuar, ju jeni shembulli se çfarë mund të ndodhë kur një burrë, kur një grua, kur një motër, kur prindërit, kur fëmijët besuan në të vërtetën, besuan në lirinë .

Ju faleminderit shumë